Zyrtare, OSBE/ODIHR rrëzon 30 Qershorin: Nuk ishin zgjedhje…

982

• “Votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike”, kjo është një fjali e shkëputur nga raporti final i OSBE/ODIHR për 30 Qershorin ku thuhet qartë se kjo datë nuk mund të konsiderohet si ditë zgjedhjes pasi nuk kishte alternative, ndërkohë që damkos në të gjitha elementët votimet e kryera

 

 

Raporti zyrtar i OSBE/ ODIHR rrëzon përfundimisht 30 Qershorin e farsës elektrale të organizuar nga qeveria dhe bashkë me të ka rrëzuar politikisht edhe kryeministrin Rama. Ajo që bie në sy në raportin përfundimtar të vëzhgimit të 30 Qershorit është se OSBE/ODIHR rrëzon jo vetëm farsën elektorale të 30 Qershorit por bashkë me të, të gjitha institucionet që janë bërë pjesë e kësaj farse elektorale duke nisur nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor dhe të gjitha instrumentat politikë të kontrolluan vendimarrjen e këtyre institucioneve.
OSBE/ODIHR thotë qartë se vendimet e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor u ndikuan nga presioni i vendimeve të vettingut duke kompromentuar poliiisht këtë process nga qeveria. OSBE/ODIHR thotë se votuesit nuk ishin të lirë, pasi kishin presione dhe votat e tyre kontrolloheshin.
OSBE/ODIHR e konsideron të paligjshëm regjistrimin nga KQZ të partisë BD në zgjedhje. Ekspertët e OSBE-ODIHR kanë rikonfirmuar se ato u zhvilluan pa marrë në konsideratë interesin e qytetarëve.
Nesër, më 5 Shtator, Misioni i Vëzhguesve të OSBE-ODIHR pritet të publikoi raportin mbi zgjedhjet lokale të 30 Qershorit në Shqipëri. Ekspertët e kanë përfunduar punën e tyre dhe Raporti përpara publikimit i ështëdërguar zyrtarisht institucioneve shqiptare dhe disa prej përfaqësive diplomatike në vend.
Nga burime zyrtare, kemi arritur të sigurojmë ekskluzivisht Raportin Përfundimtar të OSBE-ODIHR që i është dorëzuar institucioneve shqiptare, ku siç edhe pritej janë konfirmuar të gjitha gjetjet e bëra publike në Raportin Paraprak të publikuar në 1 Korrik. Nga leximi i Raportit arrihet të kuptohet se votimet e 30 Qershorit nuk kanë qenë normale për vëzhguesit e OSBE-ODIHR-it.Duke shpjeguar arsyet përkatëse, ato duket se vendosin në pikëpyetje besimin e publikut tek procesi dhe tek legjitimiteti i zgjedhjeve. Tërheq vëmendjen fakti që në asnjë rresht të Raportit, OSBE-ODIHRnuk shprehet që zgjedhjet ishin demokratike apo nëse zgjedhjet arritën standardet ndërkombëtare.Kyështë rasti i parë kur OSBE-ODIHR nuk jep një përcaktim të tillë për zgjedhjet në Shqipëri, të paktën nga krahasimi me 3 Raportet e fundit të bëra për zgjedhjet në vendin tonë.Që në nisje të tij, Raporti ripërsërit konkluzionin se: “Zgjedhjet lokale të 30
Qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit dhe se në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike.
Në 31 nga 61 bashki gjithsej, kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë.Pati pretendime të besueshme nga qytetarët për presione dhe se përplasjet politike çuan në pasiguri juridike, ku shumë vendime të administratës zgjedhore u morën me objektivin politik për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve.” Në dritën e këtij konkluzioni të ODIHR, është vështirë të besohet se zgjedhjet arrijnë standardet demokratike dhe ndërkombëtare kur ato mbahen pa marrë në konsideratë interesin e elektoratit, apo duke u hequr mundësinë votuesve të zgjedhin efektivisht.
Më tej në Raport, ekspertët e OSBE-ODIHR vendosin në dyshim besimin e publikut tek legjitimiteti i zgjedhjeve, duke u shpjeguar se: “Atmosfera e pasigurisë ligjore dhe mosmarrëveshja midis institucioneve kryesore shkatërroi besimin e publikut në legjitimitetin e zgjedhjeve.”.
Një tjetër aspekt sipas Raportit që minoi besimin e publikut në procesin zgjedhor ishte edhe “përbërja e pabalancuar politikisht e administratës zgjedhore apo thirrja për të bojkotuar votimin”. Në fakt, legjitimiteti i zgjedhjeve dhe besimi tek administrate zgjedhore janë dyelementë kyç të standardeve të OSBE-ODIHR për t’i konsideruar ato si “zgjedhje demokratike”. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është cilësuar si shkaku që shtoi pasigurinë juridike mbi zgjedhjet, sepse për OSBE-ODIHR “pasiguria juridike mbi zgjedhjet u rrit për shkak tëmosmarrëveshjes midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesve zgjedhore”. Edhe pse në thelb nëçdo vend demokratikë zgjedhjet janë mundësia e vetme e qytetarëve për të diktuar qeverisjen nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve më të mirë në qeverisjen lokale apo qendrore, në fakt Raporti thekson se “votuesit shqiptar nuk kishin një zgjedhje gjithëpërfshirëse midis alternativave kryesore politike pasi partitë kryesore të opozitës abstenuan zgjedhjet”. Për këtë arsye mendon OSBE-ODIHR, votimet e 30 Qershorit në thelb nuk ishin për të zgjedhur Kryebashkiakët, por “zgjedhja thelbësore e paraqitur para qytetarëve ishte nëse duhet të marrin pjesë apo jo”. ODIRH evidenton se Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Mirëpo, “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”. Për shkak të situatës së pazakontë me zgjedhjet pa garë në 30 Qershor, ODIHR specifikon se “nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit”. Pra është vështirë të kuptohet nëse kjo situatë lejohet apo jo ligjërisht. ODIHR duket se nuk është bërë palë mbi debatin për numrin e pjesëmarrësve në votime, duke referuar në Raport shifrën e KQZ, por edhe pretendimin e opozitës. Megjithatë, tërthorazi duket se ka dhënë edhe për këtë një përgjigje, ku ka evidentuar se: “Votuesve jo gjithmonë ju kontrolluagjurma e bojës apo jo gjithmonë u shenjua me bojë përpara dhënies së fletës së votimit. Në listat e zgjedhësve u konstatuannënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerë”. Pra edhe pse me një gjuhë konstatuese dhe diplomatike, gjetja e shënuar në Raport se në listë janë nënshkrime identike për llogari të disa personave, apo mos shenjimi me bojë, ngre dyshimin e madh se numri i votuesve është rritur artificialisht, nëpërmjet votimit të një personi ne emër të disa personave. Kritika nga ekspertët e OSBE-ODIHR kanë marrë edhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas OSBE-ODIHR “KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar, duke ulur sigurinë juridike”.
Një konstatim të drejtpërdrejtë ODIHR e bën lidhur me mospranimin e komisionerëve të opozitës. Për ODIHR “mospranimi i komisionerëve të opozitës në administratën zgjedhore për shkak të interpretimit të ligjit nga KQZ, e la administratën zgjedhore politikisht të pabalancuar.Për pasojë, shumë bashkëbisedues të Misionit të Vëzhgimit të ODIHR shprehën mungesë besimi për të gjitha nivelet e komisioneve”. Por ky nuk është rasti i vetëm kur ODIHR ka pakënaqësi për vendimet e KQZ. Më tej, ODIHR shprehet se “në disa raste KQZ zbatoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme ose në atë mënyrë që solli paragjykim. Disa vendime të KQZ-së, përfshirë ato për mohimet dhe ankesat për regjistrimin e kandidatëve, u publikuan me një vonesë të konsiderueshme, gjë që cënoi transparencën”.
Gjithashtu, po mbi vendimmarrjet e KQZ, vëzhguesit e pavarur të ODIHR shtojnë se regjistrimi i Bindjes Demokratike në zgjedhje ishte në kundështim me ligjin dhe me praktikat e mëparshme të vetë KQZ apo Kolegjit Zgjedhor, duke theksuar se: “KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe nganjëherë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke cënuar sigurinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor më 27 prill, megjithëse kjo e fundit u regjistrua si parti politike vetëm në 25 Prill, me një vendim gjyqësor që mori formë të prerë në 10 maj. KQZ nuk i kërkoi të partisë së sapo regjistruar BD që të mbledh nënshkrime mbështetëse siç e kërkon ligji.”. Në Raport konstatohet shqetësim për mungesën e paanshmërisë së KQZ-së, duke treguar raste kur shumica e anëtarëve të KQZ-së kanë votuar sipas linjave partiake.Ndërsa për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, theksohet se edhe pse ata gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore, procesi i vettingut ishte i zbatueshëm dhe mund të ketë ndikuar në pavarësinë e tyre. Raporti konstaton edhe presionin ndaj qytetarëve, duke u shprehur qartë dhe në mënyrë direkte mbi këtë fakt.Raporti përmend raste konkrete se kur sjellje të caktuara gjatë zgjedhjeve bien ndesh me standardet e OSBE për zgjedhje të lira.Për ODIHR, “qytetarët, veçanërisht ata të punësuar në administratën publike, u vunë nën presion për të demonstruar preferencën e tyre politike, e cila është në kundërshtim me Paragrafin 7.7 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990”. Madje shtohet se: “ODIHR mori shqetësime nga qytetarët se duke votuar apo abstenuar potencialisht do t’i ekspozonte ato ndaj ndëshkimit në komunitetin e tyre. Disa përshkruan kërcënime të drejtpërdrejta dhe shantazh për pushime nga puna apo heqjen e përfitimeve të ndihmës sociale.
Punonjësit e administratës publike dhe ndërmarrjeve shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë dhe indirekt për t’u përfshirë në veprimtari politike gjatë dhe pas orarit të punës, dhe se punësimi në sektorin publik varet nga përkatësia politike dhe kjo bie ndesh me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990”, – shkruhet në Raportin që pritet të bëhet publik nesër nga ODIHR. ODIHR ka një shqetësim edhe për mosveprimin e organit të prokurorisë për ndëshkimin e krimeve zgjedhore, duke theksuar se: “ODIHR ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit, mirëpo për këto raste nuk është regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal nga prokuroria. Ka një shqetësim për mungesën e përgjithshme të efektivitetit të hetimeve penale që kontribuojnë në perceptimin e përhapur të pandëshkueshmërisë mbi krimet elektorale të kaluara, duke përfshirë votimin dhe presionin ndaj votuesve”.
Edhe pse për OSBE-ODIHR ka diversitet të medias, përsëri evidentohet se “ajo mbetet e varur nga përfitimet politike dhe interest e biznesit të pronarëve të tyre, dhe se në mungesë të vetë-rregullimit efektiv, gazetarët operojnë në kushte të pasigurta të punës dhe shpesh përdorin vetë-censurimin”. Në përfundim, Raporti ofron rekomandime për të mbështetur përpjekjet për të sjellë procesin zgjedhor në Shqipëri në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimeve dhe standardeve të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.Janë plotë 20 rekomandime të cilat janë hartuar nga ekspertët e OSBE-ODIHR, ku 6 prej këtyre rekomandimeve vlerësohen si prioritare. Konkretisht, rekomandimet prioritare kanë të bëjnë me çështjet kyçe që përbëjnë problem për zgjedhjet në Shqipëri. Ekzaktësisht me angazhimin e palëve politike në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës; pluralizimin demokratik në Shqipëri; të drejtën e qytetarëve që nëpërmjet zgjedhjeve tëdiktojnë qeverisjen; keqpërdorimin dhe presionin mbi administratën publike; fshehtësinë dhe lirinë e votës, si dhe shmangien e formave të paligjshme të ndikimit mbi votuesit; pavarësinë e administratës zgjedhore; garantimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së sistemit gjyqësor; hetmin e shpejtë, të plotë e transparent të krimeve zgjedhore dhe ndëshkimin e autorëve të këtyre krimeve.