Janë me dhjetra shembuj që dëshmojnë fallsitetin e premtimeve të bujshme elektorale të kësaj mazhorance për “shëndetësi falas”, Veçanërisht fshtarat e zonave malore ndjehen më të braktisur se kurrë.
Kjo godinë që shihni në këtë foto ndodhet në fshatin Zogjaj të Bulqizës. Ajo u ndërtua për tju shërbyer mijëra banorëve si spital, por nuk e kreu asnjëherë funksionin e saj. Kryetari i Fshatit Zogjaj, Naim Lleshi thotë për Tv “Bulqiza” se dikur në këtë fshat kishte spital të rregullt, madje edhe maternitet, por që pas viteve 90-të është shkatërruar çdo gjë. Sipas Lleshajt jo që nuk ka më spital në fshatin Zogjaj, por nuk ka as një infermiere për të bërë një gjilpërë. Banorët e fshatit Zogjaj në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës kërkojnë që në fshatin e tyre të rikthehet shërbimi shëndetësor.
Zogjajt kanë infermier por banon në Shupenzë
Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, Flamur Meta ka reaguar në lidhje me shqetësimin e ngritur nga banorët e fshatit Zogjaj të Njësisë Administrative Shupenzë të cilët u shprehën se janë pa shërbim shëndetësor. Meta tha se për këtë fshat është një infermier, që shkon nga Shupenza deri aty për të kryer shërbimet e nevojshme të banorëve. Por sipas tij, në fshat nuk ka patur një person me arsimin përkatës për ta punësuar, prandaj është marrë nga Shupenza. Sa i përket godinës që dikur ishte spital, Meta tha se është e pamundur që ajo t’i rikthehet funksionit të saj për shumë arsye.
Mjaftojnë qoftë edhe vetëm këta shembuj për të konkluduar në fallsitetin e premtimeve të bujshme elektorale të kësaj mazhorance për “shëndetësi falas”. Veçanërisht fshtarat e zonave malore ndjehen më të braktisur se kurrë.