Tregu i Shupenzës pa asnjë kusht, fermerët ankohen edhe për mungesë të shitjes

935

Dhjetra fermer të fshatrave të Dibrës e Bulqizës mblidhen çdo të dielë në Shupenzë për të tregtuar prodhimet e tyre. Por ndonëse ky është një ndër tregjet tradicionale të zonës i cili është përdorur prej dekadash, askush nuk ka menduar për përmirësimin e kushteve të tij, duke i lënë fermerët në qiell të hapur. Megjithëse nuk kanë kushte, vetë tregtarët thonë se paguajnë taksën sa herë që dalin aty. Por si të mos mjaftonin kushtet skandaloze ku ata tregtojnë prodhimet e mbledhura gjatë këtij vitit, fermerët thonë se po përballen edhe me mungesë të fuqisë blerëse e kjo ka bërë që çmimet të jenë shumë të ulta.Tregtarët thonë për Tv “Bulqiza” se çmimi i shumë produkteve ka rënë ndjeshëm, duke mos mbuluar as koston deri në prodhim.