Poezi nga DEMIR RUSIi dhe BARIE ÇUPI

1363

Demir Rusi

TERMETI DHE SHTETI

 

Zia kombëtare vendin mbuloj!
Forca e natyrës na shkatërroj;
Ndodhin gjithandej, kjo nuk të fal,
S’është në dorën tonë, t’i themi ndal.

 

Por tek ne është paksa ndryshe,
Se punohet me allishverishe;
Mu në buzë të detit, bash e në ranë
Ndërtohen masive pallatesh të tanë.

 

Leje pa kriter, kujt’ mundet, jepi..
Mjafton të parit t’i mbushet xhepi;
Ndërtuesi siç do, punën vazhdon;
Shteti po vodhi dot s’kontrollon.

 

Në fund krejt kot, bëjnë koalidime,
Në fakt bëjnë hesapet për përfitime;
Mbush formularë, zbukuron fasadat
Dhe vjen një ditë, shemben pallatet.

 

Dhe qajnë, gjasmë me lot krokodili,
Ministra deputetë e vet kryeministri;
Thonë, s’kemi ç’bëjmë?! Natyra, tërmeti?!
Jemi mes jush, me ju është shteti!!!

 

Unë vet, përgjatë Durrësit kalova,
Me tagrin e moralit, si qytetar shkova;
Gjykoj me bindje: s’ka faj tërmeti,
Se shkilen kriteret e rregullat nga shteti…

 

T’më fali, kush shtetin don ta mbrojë,
Por askush nuk mund ta justifikojë;
Kaluan dekada, të gjithë me rradhë
E çmenden kët’ popull, e bënë rrumpallë.

 

Dhe vjen një ditë, mbushim varret…
Me njerëzit e varfër, të mbytur nga hallet
Ata që ndoshta dhe me buk s’i ngopët,
Vdiqën me tmerr, nga shteti i dobët…

 

TMERR  NE DURRES E TIRANË

Tmerr! Tërmet në Durrës, Thumanë e Tiranë..
Vdiqën shumë të pafajshëm nën gërmadhë;
Solidariteti mes njerëzve, i paparë
Dhe kafsha për të zotin duke qarë!

 

Unë për qenin kam shumë debulesë,
Është qënia më e ndjeshme e me besë;
Shikoni miq, a nuk ju dhimbset,
Qeni të zotit nuk i shqitet….

 

Burri nën gurë kërkon ndihmë,
Qeni sinjalizon me ulërimë…
Këmbën mbi dorën e t’zotit,
Lutet e qan me pikë të lotit!

 

Ndale dorën o Zot, me kaq lëre,
Sot krejt të çmendur na bëre!
Kudo shikon njerëz të përlotur;
Qajnë viktimat e plot të plagosur….

 

BARIE ÇUPI

TE IKI LARG

Kam zgjedh’  të iki tutje, larg,
Largësia ime për ty është e trishtë;
Si dritë në sy përtej të kam,
Lot i mërzitur, thyer në shpirt.

 

Po si të rri teje larguar?
Çasti më i bukur tek ti më sjell
i vetmi yll ndezur, gezuar…
Buzeqeshur sikur diell.

 

Dhe të gjurmoj ashtu hutuar,
Perkulem ty, dhe pse jam larg;
Bej se po iki, por jam afruar,
Të të ndiej, më duket pak.

 

Duhet të iki, s’kam rrugë tjetër,
Të iki larg, mos jem rikthim!
Ç’ka kam marrë, ka mbet në zemër,
Malli më i ëmbël në çdo kujtim…

 

Përgjoj diellin t’më thaj trishtimin….

Jam shumë e mrzitur!
Do të shkruaj sonte për vete;
Buza më dridhet e drobitur,
S’ia kuptova dot hilet ksaj jete.

 

Fryma më merret,
Nuk munda të urrej as dje, as sot;
Drita brenda meje zhgënjehet
E digjet në turrën e drurëve pa lot.

 

Heshtjen e kam të rëndë,
Do të shkruaj këto fjalë e lodhur;
Vitet më vallëzojnë në pëllëmbë,
Buzëqeshja rri nën hije,
pangopur……

 

Ju s’mi kuptuat vdekjet,
Më përçmuat brengën dhe hënën

ma qasët!
Pranvera kur qau nga rrekjet,
Ëndrrat lëvizën përflakur
por ngathët…..

 

Jam plagosur në çdo qelizë,
E nuk di ta var kokën asnjëherë;
Harroj e prap i dua të gjithë…
Me gjunjë të këputur
e të prerë….

 

Jam unë e rrënuar
në këtë poezi,
Shtypur pabesisht besimin;
Gjithçka si një hiç në gjithësi..
Sërish zvarritem e duruar,
Përgjoj diellin t’më thajë

trishtimin….