SOLIDARITETI, SI TRIUMF MBI FATKEQËSINË E TËRMËTIT

1018

• Tërmeti ndodhi, shkaktoi katastrofën më të madhe të gjysmëshekullit të fundit dhe Shqipëria mori atë që kishte bërë në këto 29 vjet: kaos, çoroditje, antishtet, papërgjegjshmëri dhe abuzim. 51 të vdekur dhe afro 1 mijë të plagosur është një nga bilancet më të rënda të shkaktuar në një katastrofë natyrore në historinë e shtetit shqiptar

 

Goditja e befasishme e tërmetit ishte një shok social, një befasi çoroditëse ne natën e 26 janarit 2019. Një nga qytetet më të bukura, me një pozicion strategjik, Durrësi është prekur disa herë nga tërmetet e fuqishme gjatë historisë dhe një histori që harrohet ka tendencën të përsëritet. Sot, Durrësi, i dyti pas Tiranës për përqendrimin e popullsisë, është qyteti më i betonizuar i vendit, në një terren ku toka nuk i përgjigjet makutërisë së ndërtimeve. Përballimi i pasojave të tërmetit është kryefjala e ditës në këtë fundnëntori. Fatkeqësia në humbjen e njerëzve të pafajshëm dhe dëme të pallogaritshme materiale, ka thirrur në kauzë qeverinë, shoqërinë civile, opozitën, vendet mike. Shqetësimi kryesor është si të kalohet kjo katastrofë natyrore që pllakosi Shqipërinë e në mënyrë të veçantë Durrësin,Thumanën, Vorën dhe Tiranën, si të shpëtohen sa më shumë jetë të rrezikuara, si të shmangen sa të jetë e mundur tragjedi të tjera, si të ndihmohen të pastrehët dhe të shokuarit, si të rifillojnë jetën qytetet dhe qytezat e mbërthyera nga frika. Tërmet i fuqishëm që nuk do të harrohet kurrë për shkak të bilancit të viktimave dhe dëmeve të tjera. Si një përbindësh, goditi kur njerëzit ishin në gjumë. Për pak sekonda, disa ndërtesa në Durrës dhe Thumanë u shembën, dhjetëra njerëz përfunduan nën rrënoja si në një apokalips, qindra të tjerë u lënduan, një numër i madh pallatesh e banesash u bënë të pabanueshme. Natyra bën të sajën, fatkeqësisë natyrore duhet t’i përgjigjemi në mbrojtjen tonë. Reflektojmë si e kemi kryer kete detyrë dhe çfarë u përket neglizhencave, papërgjegjshmërive, gabimet janë njerëzore, grykësia babëzia njerëzore mungesa e shtetit e arsues tonë humane…dhe tani bëjmë bilancin e dëmeve. Disa pallate dhe disa hotele në brezit turistik të Durrësit u shembën si të ishin prej kartoni dhe vranë njerëz të pafajshëm. Sikur të ishin ndërtuar brenda parametrave të cilësisë dhe sigurisë sizmike nuk do të ishin shembur. E njëjta gjë me pallatet e pabanueshëm në gjendje të amortizuara në Durrësin e bukur që krenoheshim me të, si vitrinë të Adriatikut. Lakmia për dy lekë më shumë e atyre që i projektuan, i financuan, i ndërtuan, i menaxhuan, i shiten- lakmi që na kushtoi shumë , me jetë njerëzish. Natyrisht ky pësim do bëhet mësim për të ardhmen tonë. Tash na mbetet vetëm solidaritet dhe dashuri vllazërore për të dëmtuarit nga tërmeti. Fatmirësisht shumë pallate të rinj në Tiranë dhe në Durrës, Laç dhe Lezhë u qëndruam goditjeve. Nuk e kishim këtë verifikim. Së paku për një termet të magnitudës 6,4 të shkallës Rihter. Dhe gjithë sa jemi banorë në këto qytete- më shumë se një milion- dhe bashkatdhetarët tanë brenda dhe jashtë vendit kemi falënderuar këto ditë me dorë në zemër arkitektët, inxhinierët, sizmologët, ndërtuesit dhe sipërmarrësit privatë që respektuan parametrat në standartet e ndërtimit. Po nga ana tjetër, tërmeti i 26 nëntorit fshiu vuri buzë greminës gjithçka që nuk i rezistoi provës dhe mbolli vdekje e lëndime më shumë se paraardhësit e njëqind viteve të fundit. Kjo ishte hakmarrja e ligjësive. Ky është çmimi i lartë që paguan familjet e goditura dhe mbarë vendi. Kryeministri Edi Rama vijon takimet me banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra banesa të rrënuara. Sensibilizim i paparë kombëtarë e ndërkombëtarë. U shpall gjendja e jashtëzakonëshme në Durrës, Tiranë, Lezhë. Fillon sistemimi i të dëmtuarve në hotele. Ndihma me ushqime dhe veshje arrinjë nga të katër anët nga Kosova dhe Fqinjët. Shpërblimi i viktimave dhe strehimi i mijera qutetarëve tashmë është sfida e qeverisë. Aftësia ripërtëritëse e shtettit është në provë. Komuniteti shoqëror shqiptar e dha provën e tij. Ishte në një humanizëm dhe përkushtim shembullor. Çdo qytetar i dëmtuar nga pasojat e tërmetit apo që ka humbur familjarë ka të drejtën e kërkimit të shpërblimit të të gjitha dëmeve pasurore dhe jopasurore (shëndeti, moral, ekzistencial). Shteti duhet të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë së tij dhe të mos mjaftohet vetëm me solidaritetin. Kërcënimet ndaj mediave apo ndërtuesve sot, nuk kanë ndonjë vlerë për momentin, sepse këto janë detyra të drejtësisë, por të mirëpritura do të ishin vendimet që ngjallin siguri, shpresë dhe detyrim për çdo individ, kompani që të mbajë barrën që i takon në shtet në një situatë të jashtëzakonshme si kjo.

STABILIZIMI I FAMILJEVE TË DËMTUARA, SI DO TRAJTOHEN NGA QEVERIA
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme për situatën post tërmet, ka theksuar se ka filluar identifikimi i apartamenteve që do të merren me qira nga shteti, në të cilët do të qëndrojnë ata që nuk kthehen në banesa pasi janë të dëmtuara teresisht. Të gjithë qytetaret, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti dhe që aktualisht janë akomoduar nëpër hotele do të duhet të përgatiten që Krishtlindjet dhe Vitin e ri t’i kalojnë në këto hotele. Pas kësaj, sipas Ramës do të nisë akomodimi i tyre nëpër apartamente. Është domosdoshmëri përgatitja e fazës së akomodimit për ata që janë sot në hotele dhe për ata që janë në zonën rurale. Kam një merak shumë të madh për ata që janë në zonën rurale lidhur me nevojën për tu garantuar cilësi maksimale të tendave. Ministria e Mbrojtjes po punon çdo ditë së bashku me drejtuesin e plotfuqishëm, ministrin e turizmit dhe shtabin e emergjencave në Durrës e Lezhë. Ka filluar përpilimi i listave për ata që nuk kthehen dot në shtëpi që janë në hotel. Duhet të fillojë identifikimi i të gjitha apartamenteve për t’u marrë me qira nga shteti. Nuk do t’i çojmë në kampe, nuk do t’i çojmë në çadra. Por do t’i çojmë në apartamente ku do të qëndrojnë me qira deri kur të bëhet rindërtimi. Rindërtimi do të zgjasë.Të gjithë ata të cilën nuk kthehen në shtëpi se e kanë të dëmtuar deri kur t’u riparohet shtëpia duhet të qëndrojnë si njerëz në apartamente. Nuk është e lehtë se janë shumë. Nga ana financiare do ta përballojmë ne, jo me çdo çmim qiraje se nuk do të lejojmë abuzivizma, por me çdo çmim në kuptimin e kostos së përgjithshme. Duke filluar nga fillimi i janarit të fillojë kalimi i tyre në apartamente që të kenë minimumin jetik dinjitoz, jo në apartamente që të shkojnë të shtrihen në tokë, por me pajisjet minimale të domosdoshme, me mundësi që të ushqehen edhe me një kuotë të caktuar si edhe ndihma ushqimore.

GJENDJA E FATKEQËSISË NATYRORE
Tri gjendjet që diktojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, përcaktohen nga Kushtetuta: “gjendja e luftës”, “gjendja e jashtëzakonshme” dhe “gjendja e fatkeqësisë natyrore” (neni 170/1). “Gjendja e fatkeqësisë natyrore” nuk është kategori kushtetuese, por një shkallë administrativo-ligjore e menaxhimit, në kuadër të mbrojtjes civile. “Gjendja e fatkeqësisë natyrore” mund të vendoset nga Këshilli i Ministrave për një periudhë 30-ditore dhe mund të zgjatet vetëm me pëlqimin e Kuvendit. Përpjesëtimisht me situatën fatkeqe, ajo mund të jetë me karakter lokal, rajonal ose kombëtar, në varësi të shtrirjes së fatkeqësisë në territorin e Republikës. Kushtetuta përcakton organet përkatëse që propozojnë, miratojnë e shpallin gjendjet që kërkojnë masa të jashtëzakonshme, aktet që miratohen, si dhe kufizimet e të drejtave përgjatë ekzistencës së tyre. Ajo nënvizon se në çdo rast, masat e jashtëzakonshme duhet të ndërmerren sipas parimit të proporcionalitetit (në përpjesëtim me gjendjen që i ka diktuar ato), si dhe të parimit të aftësimit ripërtëritës, duke theksuar: “Aktet që ndërmerren si pasojë e marrjes së masave të jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të kushteve për funksionimin normal të shtetit” (neni 170/4). Gjithashtu, Kushtetuta parashikon shprehimisht kufizimet e posaçme të të drejtave dhe lirive kushtetuese që mund të vijnë nga këto gjendje. Mënyra se si realizohen të drejtat dhe liritë themelore përgjatë “gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, rregullohet më hollësisht nga ligji “Për mbrojtjen civile”. Kështu, p.sh., duke u fokusuar në të drejtën për informim, ky ligj, jo vetëm nuk e kufizon të drejtën për informim, por sanksionon në mënyrë të veçantë të drejtën e qytetarëve për të marrë informacion nga institucionet zyrtare. Madje, ai e parashikon informimin jo vetëm si një të drejtë, por edhe si një parim, krahas parimit për mbrojtjen e jetës, i cili, padyshim, zë vendin e parë. “Institucionet qendrore dhe vendore detyrohen të njoftojnë komunitetin e një zone të caktuar, e cila ka rrezik të goditet nga fatkeqësitë natyrore apo fatkeqësitë e tjera” (neni 5 i ligjit)”.Kështu, përmendim në mënyrë të veçantë, të drejtën për informim nga institucionet publike, të drejtat për mbrojtjen e jetës e të pronës së tyre, si dhe të drejtën për kompensim.

Reflektim social
Tërmeti ndodhi, shkaktoi katastrofën më të madhe të gjysmëshekullit të fundit dhe Shqipëria mori atë që kishte bërë në këto 29 vjet: kaos, çoroditje, antishtet, papërgjegjshmëri dhe abuzim. 51 të vdekur dhe afro 1 mijë të plagosur është një nga bilancet më të rënda të shkaktuar në një katastrofë natyrore në historinë e shtetit shqiptar. Por faji duhet kërkuar në tranzicionin tonë të gjatë, që tashmë po prek 3 dekada. Shteti u gjend i papërgatitur. Kujtojmë se mëngjesin e 26 nëntorit, vetëm pak orë pas tërmetit të fortë, nuk kishte organizim të shpejtë të institucioneve të emergjencave civile. Heronjtë e atyre orëve të para posttërmet ishin zjarrfikësit, Policia e Rendit dhe Policia Bashkiake, por këta nuk mjaftonin. Në një katastrofë natyrore, i pari që nis punën është specialisti i mirëfilltë për kësi rastesh, që shpëton jetë njerëzish në rrënoja dhe jo një polic i thjeshtë, që nuk e njeh fare këtë proces. Ky tërmet është njëkohësisht edhe prova e madhe nëse ne do vijojmë t’i tolerojmë ata ndërtues dhe zyrtarë matrapazë që dhanë leje në kundërshtim me çdo standard. Është një provë për drejtësinë e reformuar që të hetojë, dhe të bëjë drejtësi. Solidariteti i këtij populli është jo thjesht i çuditshëm, por i paparashikueshëm. Një uragan solidariteti si asnjë komb tjetër në botë. Vargjet e atyre që kanë dhënë nga vetja për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti janë vërtet mbresëlënëse. Kulmi i tyre është se këtij uragani i janë bashkuar aq natyrshëm edhe fëmijët që kanë dhënë edhe lodrat e tyre për bashkëmoshatarët që këto ditë janë në nevojë, dhjetra shoqata , ambasada e subjekte ekonomike private. Stresi social bëri të veten. Burra e gra me fëmijë me vete lanë shtëpitë në Tiranë e Durrës dhe si karvanët e mesjetës iu turrën Jugut dhe Veriut të vendit pas katastrofës, duke lënë pas Shqipërinë e Mesme.
Tërmeti i 26 nëntorit tregoi se media shqiptare arrin majën profesionale kur trajton një fatkeqësi natyrore apo e thënë ndryshe, një ngjarje të paparashikuar. Një ngjarje që nuk e prodhon as politika, as qeveria e as opozita, por një ngjarje që e prodhon natyra.Gazetarët e terrenit, kanë qenë vërtet heronjtë e këtyre ditëve. Heronj që kanë raportuar nga vendi i ngjarjes, atje kur kanë rrezikuar dhe jetën, duke lënë me gisht në gojë analistët, që krekosen në studio televizive. Tërmeti i 26 nëntorit tregoi se opozita edhe një herë tregoi vlerat e saj duke u bërë mbështetje , duke u integruar në terrenin konkret të fatkeqësisë natyrore dhe duke dhënë alternativën e saj. Ajo heshti këtë herë përballë kësaj fatkeqësie të përbashkët edhe pse kjo qëveri kërkohej ngahera të dorëhiqej si e paaftë dhe e korruptuar.

Kosova, shembull i lartë solidariteti. Kosovarët u treguan të gatshëm si vllai për vëllain
Kosova me ëndrrën shekullore të bashkimit kombëtar është shpirtërisht më e bashkuar se kurrë. Jemi dy shtete, por një komb, kemi një identitet kombëtar, që është identiteti shqiptar. Kjo tregon më së miri se bashkimi shpirtëror shqiptar kombëtarë është i arrirë. Solidariteti u shtri edhe përtej Adriatikut e Jonit. Solidariteti i shteteve të tjera me Shqipërinë e dëmtuar nga tërmeti është befasues, pasi, prisnim amerikanët, por jo serbët dhe grekët. I prisnim italianët, por jo francezët. Ky ishte kulmi i solidaritetit të kombeve dhe shteteve të tjerë, që simbolikisht treguan se nuk jemi vetë dhe të izoluar por me plot miq dhe partner të besueshëm në rrugën e demokracisë që kemi nisur të ndërtojmë.