Në një deklaratë për mediat, Basha theksoi se “Pavarësisht prej propagandës së shfrenuar të atij që për 4 muaj anashkaloi kushtet e Bunestagut, Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me votat e blera dhe pseduopozita e blerë më paratë e krimit dhe oligarkisë”.
Sipas Bashës, tre konkluzionet mes palëve, nuk u arritën për shkak të zemërgjerësisë së palës tjetër, por u arritën për shkak të presionit ndërkombëtar për të shtyrë para axhendën e shëndoshjes së demokracisë dhe dhënies së shqiptarëve shansin e votës si cdo vend tjetër evropian.
“Falenderim të thellë për Bundestagun gjerman, SHBA dhe BE, në veçanti për ambasadorin britanik mes të cilit u vu në lëvizje mekanizmi që coi në plotësimin e tre kërkesave të opozitës. Jam këtu për të garantuar shqiptarët, demokratët, mbështetësit e opozitës së bashkuar, socialistët e zhgënjyer, rininë shqiptare se procesi që do të nisim ka vetëm një qëllim të kthejë lirinë e votës të kthejë mundësinë që cdo shqiptar të vendosë qeverinë që do, kryebashkiakët që do, parlamentin që do e t’i shkarkojë ata me votë të lirë si në cdo vend evropian. Nuk bëhet beteja as për karriget tona, as për fatet tona politike, i dogjëm mandatet për të treguar se demokracia ishte në grahmat e fundit, sakrifica e mandateve të djegura solli atë që çdokush e konsideronte të pamundur, vetëdijësimin e perëndimit se Shqipëria ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë”.