2 Marsi ishte ditë vendimtare për mbrojtjen e Kushtetutës. Në manifestimin popullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Ilir Meta Ilir Meta morën pjesë qindra mijëra qytetarë nga gjithë vendi, që mbushën tej e përtej Sheshin “Nënë Tereza”dhe gjithë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Tubimi i thirrur nga presidenti Meta u hap nga aktori Neritan Liçaj i cili tha se ky manifestim është më i madhi në vend dhe ka ngjyrat kuqezi. ‘Jemi këtu në mbrojtje të atdheut tonë të dashur Shqipëri, si asnjëherë tjetër kundër grushtit të shtetit’, tha ai ndër të tjera.
Ish anëtari i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe profesori i universitetit të Salzburgut, Ledi Bianku tha se ‘në një vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese nuk mund të flitet për demokraci dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut. Pa një gjykata nuk kemi forcën e ligjit, por ligjin e forcës përfshirë edhe në interpretimin e Kushtetutës’
Ndërsa ish Ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho tha se të gjithë janë këtu për të kërkuar një Shqipëri demokratike, ku sot është kapur nga krimi dhe autokracia e pushtetit.
‘ Të kesh demokraci është zgjedhja jonë, të mbrosh është detyra jonë. Të gjithë duam një Shqipëri demokratike, me të drejtat tona të respektueshme, që fëmijët tanë të jenë krenarë të punojnë këtu. Sot Shqipëria është më e plakur, është vrarë shpresa për të ardhmen, polarizimi i ekonomisë, autokracia e pushtetit, lidhjet e krimit me politikën, në një vend ku regjimi një partiak ka kapur institucionet, por llogaridhënia me popullin janë tretur në propagandë ku transparenca mungon. Kemi refuzuar zgjedhjet njëpartiake të 30 qershorit. Sot jemi para shkeljes së Kushtetutës, aktit të madhor për të ardhmen e vendit. Kapja e institucioneve është vija e kuqe për të mbrojtur demokracinë. Mund të kemi menduar se lufta politike është luftë interesash, por e sotmja është kambanë alarmi për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kthimin e sovranitetin’, tha Nesho.
Për studentet e drejtësisë, Oneda Skenderi kryeministri Edi Rama ka tejkaluar çdo kufij dhe për këtë ka listuar një sërë argumentesh, që sipas saj legjitimojnë këtë tubim të thirrur nga presidenti Ilir Meta.
“Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës është të kalosh kufijtë, të lësh vendin pa Gjykatë Kushtetutuese, të mohosh njerëzve të drejtën për t’u shprehur dhe t’u mbyllësh gojën medias, të lësh shpresë familje. Prandaj për t’i thënë ndal atyre që sheklin Kushtetutën jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet dhe do të dëgjohet. Të gjithë studentët e drejtësisë në vitin e parë njihen me parimet e shtetit të së drejtës dhe hierarkinë e normave. kushtetuta është mbi gjithçka dhe mbi këto, e paprekshme. Nëse do më pyesnin për të arfërmit e mi do ju thoja se ato janë larguar, profesionistët po largohen, popullsia po plaket. Mjaft më papërgjegjshmëri, me pasiguri, është e drejta e këtij sovrani të kërkoj një jetë të dinjitetshme. Një ditë Shqipëria do të bëhet”, tha ajo. Studentja e drejtësisë deklaroi se kryeministri Rama ka tejkaluar çdo limit… por një ditë Shqipëria do të bëhet
Regjisori Bujar Kapexhiu tha nga podiumi i ngritur në tubimi se të gjithë shqiptarët duhet të ngrihen kundër atyre që tentojnë të prekin dhe shkelin ligjin për interesa të ngushta personale. ‘Mallkuar qofshin ato që shpikën shuplakat dhe të gjithë se bashku të mbrojmë Kushtetutën. Mos u gënjeni nga politika që është e mbushur me pinokë gënjeshtarë dhe hundëgjatë. Nuk ka rëndësi se kush e ngriti këtë podium sot Meta, më parë kanë qenë Rama e Berisha, por ajo që ne dalim për të mbrojtur, Kushtetutën.’
Boksieri Kristjan Demaj ka mbajtur një fjalim të shkurtër në podiumin e ngritur përballë presidencë. Fitoren si kampion ndërkombëtar shprehet se ia dedikon pikërisht 2 marsit.
“Jam i lumtur që ndodhet këtu në këtë manifestim madhështor., Vij pas një fitore të titullit si kampion ndërkombëtar, vetëm para tre ditësh. Ia dedikoj kësaj dite të shenjtë, 2 marsit. Edhe pse nuk kam lindur këtu, zemra ime është kuqezi, rreh për këtë vend të mrekullueshëm, që nuk duhet ta lëmë të shpopullohet, për këtë rini që të ndërtojmë të ardhmen këtu, shqiponjat duhet të kthehen në folenë e tyre. Sot është ditë e shqiponjave. Beteja për Kushtetutën është beteja për të ardhmen tonë”, tha ai.
Regjisori Edmond Budina ka qenë më i ashpër në fjalimin e tij. Si një ish-emigrant, artisë, Buda shprehet se kjo ditë do të jetë e rëndësishme për të realizuar ëndrrën prej 30 vitesh.
“Rikthehem pas 30 vitesh për të luftuar për drejtësisë. Kam qenë emigrantë dhe e di se çdo të thotë të të vdesin prindërit dhe të mos i shikosh, të shikosh parlamentit ku deputetët vishen me rroba firmato, kur pensionistët nuk kanë para për të paguar ilaçet. Salet sulltani që mundohet të vendosë sulltanatin e tij nuk do ia dalë kurrë të zbrazë Shqipëri. 30 vite më parë kishte ëndërr që Shqipëria të bëhej si Europa, ne do e bëjmë duke zhdukur këtë oktapod”, tha Budina
Pas dy orësh është mbyllur tubimi i presidentit Ilir Meta. I gjithë tubimi ka vijuar paqësisht, një gjë për të cilën doli garant dhe presidenti Meta, ku si simbol ishin lulet e mimozës dhe flamujt kuqezi.