Ne kemi një mision historik

1234

Defrim Fiku

29 vjet më parë, në kushtet e terrorit policor dhe përgjimit të Sigurimit të Shtetit, një grup intelektualësh, njerëzish të thjeshtë, por me intuitën dhe vlerat e mëdha prej demokratësh, krijuan Partinë Demokratike, në Bulqizë, partinë e parë opozitare të vendit, pas territ komunist 45 vjeçar. Për këtë ngjarje madhore të qytetit më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, por dhe popullit të tij,falenderimi ynë gjithmonë do të shkojë për z. Bashkim Lami dhe njerëzit që u bënë bashkë, të cilët kuptuan mjaft mirë atë që i duhej vendit, të ardhmes së Shqipërisë dhe Bulqizës. Bulqiza ka qenë dhe mbetet qyteti më industrial i Shqipërisë, çfarë nënkuptonte dhe prezencën më të madhe të veglave të diktaturës, por grupi demokrat e përballoi këtë vështirësi,dhe para 29 vitesh, solli dallëndyshen e parë të lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Gjatë 29 viteve, Shqipëria është përballur me sfidat e rëndësishme për të bërë prezente dhe vepruese lirinë njerëzore, aq e vrarë dhe e përdhunuar gjatë rregjimit totalitar, si dhe sot, sfidën për ta bërë jetike ekonominë e tregut, si burimi i konkurencës dhe zhvillimit; për krijimin e institucioneve të demokracisë, pa të cilët demokracia nuk do të ishte funksionale; për projektin madhor të zhvillimit ekonomik dhe social, i cili prek çdo individ, familje, çdo fshat, njësi administrative dhe rrethin; për krijimin e një projekti afatgjatë të rritjes së mirëqenies së çdo familjeje, dhe në rrethin tonë.

Ky projekt strategjik madhor, është implementuar për 29 vjet në kontributin e padiskutueshëm të PDSH-ë për vendin dhe PD-së,dega Bulqizë, për Bulqizën.
Në këtë rrugëtim të vështirë, gjatë kohës që vendin dhe pushtetin vendor e ka drejtuar Partia Demokratike në Bulqizë, në fshat dhe në qytet ka pasur ndërtime rrugësh,ujësjellës, shkolla të rregulluara, ndihmë ekonomike të mirë- administruar, projekte bujqësore- blegtorale- frutore, projekte efiçente hidro- energjitike, kushte të përmirësuara në vazhdim në shkolla dhe qendra shëndetësore dhe ndihma të emergjencave civile korrekte. Gjatë qeverisjes së PD- së, në Bulqizë ka pasur mbështetje për shkollim, për zhvillim dhe inftastrukturë. Pjesa më e madhe e ish- komunave sot kanë rrugë ndërfshatrash me qendrën dhe rrugën nacionale të shtruara me standarde të mira, falë politikës së PD-së,për fshatin,zonave rurale dhe qytetin.
Në 29 vite Partia Demokratike e degës sonë ka bilanc pozitiv, pasi në çdo legjislacion ne i kemi dhënë mbështetje të fortë në kuadër kombëtar votës së PDSH-së, për të qenë faktorë të rëndësishëm në fitoret e saj. Me këtë rast, demokratët e Bulqizës do të falenderojnë gjithmonë drejtuesit e PD-së, të degës sonë, z. Petrit Shehu, Latif Dema, Gëzim Dumani, Veli Losha,Agim Kaçani, Gëzim Dauti, Roland Keta, Durim Balla dhe Defrim Fiku.
Së bashku kemi përballuar jo vetëm sfidën e zhvillimit, që ka qenë një zhvillim yni i brendshëm, por përballja me babëzinë e formacionit tradicional-politik, sigluar së fundmi me emrin “rilindje”, të sektit më të kamufluar të ish Partisë së Punës, e cila ka prodhuar qeveritë më të korruptuara të të gjithë historisë së vendit, gjuhën e drunjtë me zhvillimin dhe nxjerrjen në skenë të një klani kriminal, të oligarkisë financiare dhe në Bulqizë,si në të gjithë vendin. Gjatë 7 viteve, si dhe sot, ne kemi luftuar të përçojmë mesazhin dhe të jemi misionarët e programit politik- ekonomik-social dhe historik të PDSH-së, që ditën e parë kur ajo u krijua.
Në këto rrethana, PD, dega Bulqizë, ka qenë dhe mbetet aktive, një faktor i rëndësishëm i opozitës së vendit, pjesë e misionit të shenjtë,- ruajten me çdo kusht të demokracisë, kthimin e normalitetit dhe funksionimin e saj. Mbështetja që ne i kemi dhënë dhe po i japim aksionit opozitar,të opozitës kombëtare është shprehja e vullnetit tonë për të njohur nga afër gjithë ç’ ndodh në rrethin tonë, i cili është kapërthyer deri në fyt në korrupsion, në qeverisjen familjare dhe miqësore, në klane të ngushta, në përdorimin e drogës, në abuzimin basdard të financave shtetërore dhe vendore, taksat, në rrënimin e fshatit dhe çdo familjeje të Bulqizës.
Kjo ditë është apel për çdo demokrat. Si 29 vite më parë, vendi është i degraduar, njerëzit janë të trishtuar dhe shpresë vrarë, varfëria është bërë një metastazë kancerogjene në çdo familje, pushteti ka degraduar në çdo qelizë, ndërsa një grusht njerëzish janë super pasuruar. Pra, jemi më keq se 29 vite më parë!
Në këto kushte, ne jemi para një fillimi tjetër, para një misioni tjetër. Duhet të jemi bashkë, me fuqi, qartësi, unitet, mbështetje të kauzës për demokraci për ta arritur atë.
Ne nuk rrëzohemi! Ne nuk mposhtemi! Ne kemi një mision historik para vendit, popullit dhe së ardhmes, një mision që do ta arrijmë!

Rroftë Partia Demokratike!

Me vlerësim të plotë për çdo demokrat!
Defrim Fiku
Kryetar i Degës së PD Bulqizë
(Fjala në takimin festiv me rastin e 29-vjetorit të krijimit të Degës së PD Bulqizë)