Xhelal Mziu, simbol i ndryshimit dhe i shpresës për Dibrën dhe dibranët

837

Nga KORAB RUNJA

Sot kudo, ku ai ka patur dhe zhvillon takime intensive, në lagjet e qytetit të Peshkopisë, Kalanë e Dodës, në Reç, Dardhë e Lurë, Cidhën, Kastriot, Muhurr, Katër Grykët, Luzni, Qendër, Maqellarë etj, ndihet fuqishëm fryma e fitores
Fitorja e Partisë Demokratike dhe e Opozitës së Bashkuar do të nisë nga Dibra. Nuk është rastësi, që edhe sondazhet e porositura nga të majtët e nxjerrin PD-në në Dibër fituese të thellë me mbi 60 përqind. Në këtë fitore plebishitare, rol parësor ka padyshim organizimi i përsosur i strukturave dhe drejtimi vizionar i drejtuesit politik të PD për Qarkun Dibër, Z.Xhelal Mziu.
Falë talentit, përvojës, vizionit dhe përkushtimit maksimal, në më pak se një muaj Ai arriti të vitalizojë strukturat e PD në Dibër, Mat e Bulqizë, duke kombinuar në mënyrë të shkëlqyer propogandën me aksionin politik.
Sot kudo, ku ai ka patur dhe zhvillon takime intensive, në lagjet e qytetit të Peshkopisë, Kalanë e Dodës, në Reç, Dardhë e Lurë, Cidhën, Kastriot, Muhurr, Katër Grykët, Luzni, Qendër, Maqellarë etj, ndihet fuqishëm fryma e fitores.
Xhelal Mziu i priu dhe po i prin këtij “uragani” për të përsëritur në Dibër fitoren e 22 Marsit 1992. Ish – studenti i Dhjetorit ’90, brenda vetëm dy muajve në drejtimin e strukturave dhe PD, dhe jo vetëm, është shfaqur dhe pranuar nga masa e gjerë e dibranëve si një politikan i formuar, i maturuar e imponues ndaj kundërshtarëve të tij. Forca e qartësia e argumentit janë tharmi i imponimit apo më saktë i autoritetit të tij. Si një prej veprimtarëve të Lëvizjes Studentore të viteve 1990-1991, që shpërfaqi idealin e një brezi të ri për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Evropa, edhe tani në drejtimin e fushatës elektorale të PD për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Xhelal Mziu ka shfaqur vizionin e tij perëndimor, duke prezantuar dhe bërë të qartë për dibranët synimin kryesor të qeverisë së PD pas 25 prillit: celjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ndaj si asnjëherë dhe si askush tjetër deri sot, ai ka arritur t’i bashkojë dibranët rreth alternativës së PD të shpalosur bindshëm nga lideri democrat Lulzim Basha, që do të jetë kryeministër i Shqipërisë pas 25 prillit.
Si askush tjetër, ish-kryebashkiaku demokrat i Kamzës për tre mandate, ndër më të suksesshmit në rang vendi, i vlerësuar maksimalisht edhe nga ndërkombëtarët, tashmë si drejtues politik dhe nr 1 i kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun Dibër mirëpritet dhe mbështetet nga dibranët si simbol i mençurisë, guximit e stoicizmit, që po lë kudo gjurmë të pashlyera në udhën e jetës, e të ndryshimit epokal që po ndodh në Dibrën-zemër e kombit.
Njeri i veçantë, energjik, në sjellje e qëndrime, me një mënyrë të foluri karakteristike, që të mbush mendjen për çdo gjë që flet.
Jo vetëm demokratët, por intelektualë më në zë të Dibrës e vlerësojnë Xhelal Mziun si promotorin e ndryshimit të shumëpritur, që po jep shembull në këtë drejtim.
Ndaj dhe Xhelal Mziu duhet kuptuar dhe çmuar si vizionar, largpamës, i cili me vendosmërinë e urtësinë e një politikani të spikatur mundi të arrijë ringritjen e demokratëve të Dibrës në panteonin e vlerave të demokracisë e qytetërimit.
Mesazhi i qartë që na vjen nga veprimtaria e tij mjaftë efikase e kësaj periudhe në Dibër është respekti për të, për vlerat idividuale të Tij dhe për të kuptuar se sa lartësohet njeriu kur përkushtohet për shtetin e së drejtës dhe për demokracinë.
Tashmë ai ka arritur t’i bindë dibranët se 25 prilli do të jetë REFERENDUM popullor! Se Dita e kthesës së madhe, dita e ndryshimit po vjen,
Kjo edhe për faktin se Partisë Demokratike i bashkohen përditë e më shumë qytetarë, që e shohin atë si të vetmen shpresë.
Qeveria Basha do të jetë garanci se ky vend do të bëhet, emigrantët do të kthehen në vendin e tyre, më shumë punë do të ketë, më shumë mirëqënie, më shumë shpresë. Dhe mbi ttë gjitha, Xhelal Mziu i ka bindur dhe po i bind dibrantët se qeveria e nesërme e kryeministrit Basha është garante e plotësimit të kushteve për çeljen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipëristë në Bashkimin Europian.