Mbledhja e parë mbas konstituimit

639

6 Korrik, 2023 – Në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Bulqizë, është zhvilluar mbledhja e parë e këtij këshilli pas konstituimit të tij. Mbledhjen e hapi kryetari i këshillit Bashkiak Bulqizë, Arben Çupi, i cili bëri prezent edhe pikat që do të diskutoheshin dhe miratoheshin në këte mbledhje.
Pika e parë e rendit të ditës, kishte të bente me miratimin në parim të listës së aplikanteve për ndihmë ekonomike, nga grandi i 6% -shit, të deleguara për shpërndarje për muajin maj të këtij viti, ku nga ky grand kanë përfituar 220 familje. Pas diskutimeve kjo listë u kalua në votim nga ku mori edhe miratimin e këshilltarëve.
Një tjetër pikë e rëndësishme ishte edhe miratimi i pagave për nënpunësit civil dhe administratën e Bashkisë Bulqizë, pikë të cilën e paraqiti për miratim në këshill, Drejtori i Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë, Korab Kika.
Pikë tjetër e rëndësishme për këte mbledhje ishte edhe zgjedhja e sekretarit të këshillit bashkiak. Në këtë pikë u hodh për votim pro dhe kundër emri i sekretarit aktual të këtij këshilli Fitim Balla, i cili pas votimit të fshehtë dhe numërimit të votave u zgjodh për herë të dyte në këtë detyrë.
Sekretari i saporizgjedhur Fitim Balla, shprehu angazhimin për zbatimain e rregullores së këshillit bashkiak që ky këshill të funksjonojë më së miri.
/btvnews.al