Më 4 korrik 2023 një grup me anëtarë të fisit Duriçi nga Bulqiza, të fisi Duriqi në Obrançë, Podujevë dhe përfaqësues të Këshillit të Bashkisë Bulqizë dhe të kryesisë “Shoqatës Bulqiza” kanë bërë homazhe dhe kanë kanë vendosur kurora me lule të freskëta dhe një grusht dheu nga toka e Bulqizës. U mbajt një minutë heshtje në vendin e prehjes të ish profesorit dhe ekonomistit të njohur llapjan, Xhemshit Duriqi, në 4 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Mbetet e paharruar pjesmarrja e Bacës Xhemshit bashkë me nipin e tij Fitim Duriqi në ceremoninë e vendosjes së monumentit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit në Fushën e Vajkalit dhe përshëndetja e tij e ngrohtë për pjesmarrësit në atë rast, në maj 2017.
Kryetari i Komunës Podujevë z.Shpejtim Bulliqi, vlerësoj përpara pjesmarrësve, figurën e ekonomistit llapjan Xhemshit Duriqi dhe pershëndeti grupin e vizitorëve bulqizakë që morën pjesë në këtë përkujtim. Ai tha se është me rëndësi të kemi bashkëpunim e shkëmbim përvoje, Komuna Podujevë me Bashkinë Bulqizë, duke realizuar marrëveshje binjakëzimi në një kohë të përshtatëshme.
Krytari i Këshillit të Bashkisë Bulqizë, kryetari i “Shoqatës Bulqiza” dhe të gjithë bashkëbiseduesit e mbështetën e vlerësuan propozimin e z.Shpejtim Bulliqi.
Gjen. Lejt. Kadri Kastrati theksoj në fjalën e tij, se marrëdhënjet vëllazërore e vizitat na bëjnë krenar të mësojmë mirë historinë me sakrifica të mëdha të popullit tonë, duke vlerësuar njerzit e shquar dhe dëshmorët që derdhën gjakun për lirinë që gëzojmë ne sot. Më pas e mori fjalën z.Bashkim Lami, i cili tha, se grupi i përfaqsuesve nga Bulqiza dhe fisi Duriçi, ndjehemi sot shumë të emocionuar, që po vendosim një grusht dheu e lule të sjella nga Bulqiza, në vendin ku prehet ky burrështetas, që me punët e shembullin e tij meriton nderimet më të larta. Ai shprehu vlerësimet për arritjet e Xhemshit Duriqit në të gjallë të tij dhe u dorëzoj familjes “Duriqi”, ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE nga Kryesia e “Shoqatës Bulqiza” për XHEMSHIT ABDYL DURIQI (pas vdekjes) Me motivacionin: Për vlerësimin e jetës e punës së tij si atdhetar e burrështetas fisnik e i mënçur, që ka lënë kujtime të paharruara në detyra të larta shtetërore, si ekspert i shquar ekonomie. Ka mbështetur me gjithë familjen e fisin “Duriqi” luftën për çlirimin e Kosovës dhe evidentimin e dëmeve në këtë luftë. Njeriu i këshillave të urta nga mendja e tij e ndritur, aktivist e familjar shembullor, që do te kujtohet përherë për pasionin, dashurinë e kontributin ndaj Atdheut.” Vendimi mban nr 73 dt 30.06.2023. Djemt e Xhemshitit, Avdyli e Artani falenderuan e shprehën mirënjohjen e tyre me këtë rast për të pranishmit, që morën pjesë në homazh për katër vjetorin e ndarjes nga jeta të babait të tyre, si dhe nderimi që ju bëhet. Grupi vizitoj e vendosi lule edhe ne memorialin e dëshmorëve tē fisit Duriqi që u masakrua nje familje 7 anëtarëshe me katër fëmijë të vegjël.
Dëshirojmë të falenderojmë përzemërsisht kryetarin e Komunës Podujevë z.Shpejtim Bulliqi dhe të gjithë ata që e shoqëronin Gjen. Lejt. Kadri Kastrati, Prof. Dr. Ali H. Hamiti, Selim Haziri bashkëluftëtarë i Zahir Pajazitit dhe djemtë Abdyl & Artan Duriqi, të cilëve me këtë rast ju jemi falenderues e mirënjohês për mikpritjen, respektin e bujarin në takim me grupin vizitor nga Bulqiza, që bashkërisht kryem homazhe.
Me respekt e mirenjohje
Bashkim Lami
Obrançë, Podujevë