Inxhinieri bulqizak, drejtues projektesh në Gjermani dhe Zvicër

302

Emiljano Hoxha, inxhinieri bulqizak i talentuar drejtues projektesh në
kompanitë më të
njohura në Gjermani dhe Zvicër

Emiljano Hoxha, ka lindur në qytetin Bulqizë, ka kryer shkollën e mesme po në vendlindje, studimet bachelor në Universitetin Politeknik të Tiranës, dega “Inxhinieri Gjeoinformatike”. Pas përfundimit të studimeve bachelor ai punoi si Inxhinier Gjeodet në Minierën e Kromit Bulqizë, ku kanë punuar edhe babai e shumë shokë e farefis i tij.
Me ambicien për të përfituar një përvojë evropiane, Emiljano vazhdoi Masterin në Gjermani, në “Karlsruhe Institut für Technologie” në degën “Gjeodezi dhe Gjeoinformatike”. Më pas punoi si inxhinier Gjeodet në ndërtimin e tuneleve, ku nga ana gjeodezike drejtoi punimet në tunelin rrugor të tretin më të madh në Gjermani (Kramertunnel), i ndodhur në Bayern. Kramer tunnel gjëndet në Bayern, Gjermani segment në autobandin A95. Ka nisur hapja në vitin 2010 e është perfunduar më 2017. Ka gjatësine 3604 ml, eshtë me një tubë dhe ka dy korsi lëvizje. që mund të përshkohet për 2minuta e 45 sekonda me shpejtësinë e lejuar 80 km/orë.
Me dëshirën për të marrë pjesë në sa më shumë projekte ndërkombëtare në fushën e tij, ai u vendos në Zyrih të Zvicrës.
Që nga nëntori i vitit të kaluar, Emiljano Hoxha, punon si drejtues projektesh në sektorin “Mobile Mapping”, në një nga Kompanitë më të njohura në Zvicër, “Terra Vermeaaunge” AG, punë e cila konsiston në dixhitalizimin e infrastrukturës rrugore si dhe në aplikimin e inteligjencës artificiale.
Përveç angazhimit të tij profesional, ai vazhdimisht është angazhuar dhe ka kontribuuar në bartjen dhe përçimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare në brezat e ardhshëm. Gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, ai ka kontribuuar në shoqata shqiptare, të cilat janë marrë me mësimin e gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare. Të njëjtën gjë, Emiljano do ta vazhdoj dhe në Konfederatën e Zvicër, ku ka qindra e mijëra shqiptarë.
Ai po ashtu është pjesë e Shoqatës së Inxhinierëve Shqiptare në Zvicër (AES), shoqatë profesionale, ku në mesin e saj bëjnë pjesë arkitektët dhe inxhinierët me të shquar shqiptarë në Zvicër.

(Marrë nga postimi:
Shqiptarët në Zvicër)