Sentenca se “pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë” gjen mishërim të plotë edhe tek Skënder Murrja. Me bashkëshorten e tij Nadire Xhani (Murrja) ata krijuan një familje model, të vlerësuar e respektuar sinë Luzni, Muhurr, Selishtë, Çidhën, Bulqizë e Tiranë.
Edhe bashkshortja e tij Nadirja e nisi misionin fisnik të përhapjes së dritës së diturisë në shkollën e vendlindjes më 20 gusht 1975 në shkollën 9-vjeçare Fushë Muhurr, cikli i ulët. Ajo e ushtroi profesionin e mësueses edhe në shkollat Fushë-Çidhën e Selishtë dhe e mbylli më 1 shtator 2015 në shkollen 9-vjeçare “Shefqet Tançi”, qyteti Bulqizë, pas 40 vitesh në këtë profesion, sa të bukur aq edhe të përgjegjshëm. Në të gjitha shkollat ku ka punuar është motivuar me çertifikatë nga drejtoritë e shkollave për punë shembullore me nxënësit në procesin mësimor dhe edukativ. Por më e veçantë për të, ka qenë “Çertifikata e Mirënjohjes”, me të cilën u vlerësua nga Zyra Arsimore Bulqizë më 7 mars 2013, me motivacionin: “Për përkushtim dhe punë cilësore në procesin mësimor-edukativ në punën shumëvjeçare me nxënësit.”
Gjatë katër dekadave si mësuese ajo ka përsosur procesin e mësimdhënies, si rezultat i disa kualifikimeve që ka kryer, si: “Veprimtari pedagogjike në bazë shkolle” (në secilën shkollë) dhe “Veprimtari pedagogjike në bazë rrethi” (sot bashki), duke përfituar Shkallën e parë kualifikuese.
Me bashkëshortin e saj Skënder Murrja, një ndër mësuesit e drejtorët e shkollave më të mirë që ka patur Dibra e Bulqiza, krijuan një familje solide dhe sot u gëzohen fëmijëve: vajzës Valdete Sulejmani, mësuese e gjuhës gjermane Elona Gjyriqi, mësuese e historisë dhe Orges Murrja, mësues i edukimit fizik, edhe ky ndodhet në Angli, si dhe tri mbesave e nipit të tyre.
Skënder e Nadire Murrja, jo vetëm mësues por edhe bashkshortë e prindër shembullorë, e mbyllën karrierën si mësues, për të mbetur në kujtesën e mijëra nxënësve si përçues të dritës së diturisë, modele frymëzimi për komunitetet ku shërbyen, kërkues dhe të ngritur profesionalisht, ekselentë në fushën e mësimdhënies e të edukimit në përgjithësi.