Mikpritja e kosovarëve, ura që e mban të bashkuar kombin shqiptar

242

Falenderim e mirënjohje për të gjithë bulqizakët që u gjendën të gatshëm për strehimin e vëllezërve kosovar të dëbuar nga trojet e tyre në pranverën e vitit 1999.

24 vite me parë, mijëra shqiptarë të Kosovës të përndjekur nga ushtritë serbe, kaluan kufirin për në Shqipëri, në vendin që e cilësonin si atdheun e dytë. Shqiptarët hapën dyert për t’i mirëpritur dhe banorët e Kukësit ishin të parët dhe më pas të gjithë banorët e Shqipërisë hapën dyert me zemër e dashuri vëllazërore. Populli që ka vuajtur është më i gatshëm që të ndihmojë të tjerët. Mikpritja e një populli që kërkon liri, ishte faktori i rëndësishëm i forcimit të vëllazërimit edhe pse kufiri shekullor na ndau fizikisht, shpirtrat e vëllezërve mbetën të ndezur për humanizëm.
Bulqizakët u treguan të gatshëm për mikpritjen e familjeve kosovare që erdhën në Bulqizë dhe shkuan pranë qendrave të strehimit dhe i morën në shtëpitë e tyre, burra, gra e fëmijë, duke i bashkuar me familjet e tyre ne sofër edhe pse jetonin edhe vetë në hapsira e kushte minimale.
Mikpritja e kosovareëve mbeti ura që e mban të bashkuar kombin shqiptar në jetë të jetëve.
Më së miri e dëshmon këtë Neki Makshana, i cili shkruan në një status të tij në facebook se :
“Ne si familje s’mujm ti harrojm ditët e vështira të viteve 1998-99 të Luftës në Kosovë kur familja Duriçi, veçanarisht Qemal Duriçi hapi dyert e shpisë, kur shumë familje u ndihmuan nga kjo familje; kur edhe ne ishim në mesin e këtyre familjeve.

Respekt pa fund për kuntributin e dhënë, për djemt e “Dervish”Ismajlit”.