Propozimi në Akademinë Përkujtimore të organizuar nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Bulqiza” dhe Komisioni i Mjekësisë i Akademisë së Shkencave
- Kamberi ishte nga promotorët e Shoqatës së Kardiologjisë të Shqipërisë, të cilën e drejtoj për një periudhë, gjatë së cilës botoi shumë artikuj në revistën e saj dhe duke organizuar disa aktivitete shkencore. Ai si anëtar i Shoqatës Europiane të Kardiologjisë dhe asaj Botërore, gëzonte një reputacion të veçantë dhe mori pjesë në forumet drejtuese të tyre
“Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza” në bashkëpunim me “Komisionin e Mjekësisë” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë organizuan më 6 prill 2024, ora 11.00 në sallën “Aleks Buda” e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. “Akademi përkujtimore” në nderim të prof. dr. Ahmet Kamberit, një prej personaliteteve të mjekësisë shqiptare, i ndarë nga jeta në tetor 2023.
Një komision i posaçëm me Genc Sulçebe, Bashkim Lami, Gafurr Muka, Selman Dumani, Enver Hysa, folësat, familjarë e miq të doktor Ahmetit bënë pregatitjet e duhura deri në finalizimin e këtij eventi përkujtimor.
Të gjithë folësit, autorët e kumtesave, sollën në vëmendje të të pranishmëve rolin e jashtëzakonshëm të Ahmet Kamberit në mjekësinë shqiptare, sidomos në kardiologji, por edhe kontributin e tij shoqëror e shtetëror, si kuadri shkencor e politik që kanalizoi kardiologjinë shqiptare mbi baza shkencore bashkëkohore. Ai u shqua si mjek inovator, humanist, i dashur me kolegët, studentët dhe pacientët; duke patur një kontribut tërësor 62-vjeçar në mjekësinë shqiptare.
Fjalën e hapjes e mbajti presidenti i shoqatës “Bulqiza”, prof.asc.dr. Islam Dauti, sot profesor në Universitetin mjekësor, i cili vuri në dukje madhështinë e profesor Ahmetit si mjek dhe kontributin e tij në themelimin e kardiologjisë bashkëkohore shqiptare.
Prof.Dr. Genc Sulçebe, në cilësinë e kreut të “Komisionit të Mjekësisë” pranë Akademisë së Shkencave, mbajti kumtesën me titull “Ahmet Kamberi, figurë poliedrike e mjekësisë shqiptare”, i cili solli në vëmendjen e auditorit momente nga karriera brilante në mjekësi e profesor Kamberit, rolin e tij inovator në kardiologji, punën në klinikën speciale në Tiranë, funksionet publike deri në Ministër i Shëndetësisë, pa lënë mënjanë kontributin e çmuar të Ahmet Kamberit në vendosjen e mjaft protokolleve mjekësore në kardiologjinë shqiptare.
Prof.Asc.Dr. Gafur Muka, mbajti ligjëratën me temë “Mjeku ynë i veçantë Ahmet Kamberi”, duke u fokusuar tek e gjithë veprimtaria shkencore dhe shoqërore e ish-ministrit të shëndetësisë, me një trajtesë shumëplanëshe për Ahmet Kamberin si familjar, si mjek, si funksionar e padyshim edhe si veprimtar shoqëror. Në fjalën e tij Muka kujtoi se karrierën dhe mjaft elementë të veprimtarisë së tij si mjek, Kamberi i ka përmbledhur në librin e tij “Pacienti ynë i veçantë”, që është mirëpritua në qarqet mjeksore e më gjërë.
Prof.Dr. Veli Zogu, kardiokirurg i mirënjohur shok fëmijërie me doktor Ahmetin dhe bashkëudhëtarë në profesion përshëndeti pjesmarrësit, kolegët, familjarët me video konferencë që u dëgjua me kërshëri, për grica jete e episode brilante rreth arritjeve shkencore dhe mjeshtrisë profesionale e përkushtimit në marrëdhënje me pacientët në Bulqizë, në spitalin e Peshkopisë dhe më pas në institucionet më të larta të mjeksisë në Tiranë.
Prof.Dr. Mustafa Xhani, në fjalën e tij tha se ai ka bashkëpunuar me Ahmet Kamberin dhe solli në vëmendje të të pranishmëve copëza nga jeta dhe veprimtaria mjekësore e Ahmet Kamberit, sidomos rolit të tij drejtues për të futur kardiologjinë shqiptare (dhe jo vetëm) në hullinë e një profesionalizmi të lartë dhe në krijimin e mjaft protokolleve shëndetësore që vijojnë të jenë edhe sot baza e një funksionaliteti profesional të mjekësisë shqiptare. Në kumtesën e tij me titull “Profesor Ahmet Kamberi mjek i shquar dhe drejtues i talentuar”, Xhani përmbylli fjalën e tij me vlerësime të veçanta për Ahmet Kamberin si mjek, si mësimdhënës, e si funksionar shtetëror.
Prof.Dr. Mimoza Lezha, sot kardiologe e shquar në QSUT, me kumtesën e saj “Një jetë në shërbim të shumë jetëve”, tha për të pranishmit se kishte pasur një bashkëpunim të gjatë e të frytshëm me profesor Ahmet Kamberin, duke vënë në pah disa cilësi të rralla të tij si mjek kardiolog, si humanist, si njeri i apasionuar pas të rejave shkencore, si personalitet i auditorit dhe natyrisht njeri me kontribute të vyera në mjekësinë shqiptare.
Komision I “Shoqatës së kardiologëve” kishte pregatitur një video konferencë me detaje të veçanta të jetës dhe të arritjeve shkencore në mjeksi të doctor Ahmetit, që gjithashtu u ndoq me shumë vemendje nga të pranishmit në këtë event.
Prof.asoc. Selman Dumani, në kumtesën e tij “Idhulli im profesor Ahmet Kamberi”, u shpreh se kontaktet e para me prof Ahmetin I kujton si ish student i tij dhe foli për një dimension tjetër të Ahmet Kamberit, atë të mësimdhënësit të përkushtuar, njeriut brilant në komunikim, mjekut të dashuruar me të renë dhe këmbëngulës për të adaptuar në mjekësinë tonë arritjet më të fundit shkencore. Ai evidentoj plot arritje të profesorit si studjues I përkushtuar, kërkues I vendosur, realizues I suksesshëm I objektivave në profesion, themelues I revistës shkencore të kardiologjisë, por edhe familjar shembullor, etj që e mbyll fjalën e tij me pyetjen:”Çfarë mund të ketë më tepër një idhull?”
Doktori kardiolog i mirënjohur Themistokli Sinjari, ish mjek në Zerqan, profesor në kardiologji, mbajti kumtesën me temë “Profesor Ahmet Kamberi figurë fisnike në plejadën e mjekësisë shqiptare”, duke sjellë në vëmendje fragmente nga bashkëpunimi me Ahmet Kamberin. Ai evidentoi rolin e Kamberit në kardiologji, duke e nisur nga spitali i Peshkopisë, ku drejtoi me profesionalizëm të rrallë për dhjetë vjet spitalin dhe e bëri atë pararojë në të gjithë vendin sa i takon trajtimit të pacientëve me sëmundjet e zemrës.
Prof.Dr. Enver Hysa, duke qenë nga e njëjta vendlindje me Ahmet Kamberin, solli për të pranishmit kumtesën me titull “Fëmijëria dhe arsimimi i profesor Ahmet Kamberit”. Në këtë kumtesë, e sjellë plot emocion nga gjuhëtari i njohur, u shpalos një përmbledhje e gjendjes familjare, përpjekjeve për shkollim dhe qëndrimit të dinjitetshëm atdhetar të kësaj familjeje, e më tej përmbledhja e gjithë jetës së profesorit të mjekësisë. Nga trajtesa kuptohej një kapërcim vështirësish i djaloshit nga fëmijëria e deri në majat e mjekësisë shqiptare. Hysaj e quajti Ahmet Kamberin një personalitet frymëzues, figurë që rrezaton mirësi e profesionalizëm dhe me kontribute thelbësore veçanërisht në kardiologjinë shqiptare.
Në emër të familjes, organizatorët dhe të pranishmit i përshëndeti djali i profesor Ahmet Kamberit, Genci, që u shpreh se me këtë “Akademi përkujtimore” ju na lehtësuat dhimbjen e madhe të mungesës së babait dhe ndjehet krenar për historinë brilante profesionale e njerzore të tij si mjek dhe si prind i paharruar për të gjithë.
Të pranishmit që morën fjalën, doktorët prof.dr. Petrit Bara, prof asc.dr.Nazmi Koçi, u bënë thirrje institucioneve që emri i Ahmet Kamberit të përjetësohej në ndonjë shkollë apo klinikë, apo dhe propozimi që Presidenti i Republikës t’i akordojë titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Shreh mirënjohje të veçantë për pedagogët e mbajtësit e kumtesave dhe kontribuesit që ndihmuan në organizimin e këtij eventi. Eventi u filmua e fotografua nga operatori e reporteri Mahir Jangulli të cilin e falenderojmë. Mirënjohje për të gjithë pjesmarrësit që ndoqën këtë aktivitet perkujtimor. Kujtimi për profesorin Ahmet Kamberi do të jetë i paharruar.
* Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Bulqiza”,