Adriatik BALLA
Ferit Keta mundi mbrëmjen e së shtunës të 15 dhjetorit 2024 vonë, rivalin e tij Ernest Dupljak, në kuadër të titullit botëror në kikboks. Në fakt, ndeshja ishte kërkuar nga rivali i tij luksemburgas dhe sportistit tonë kuqezi i duhej të zbriste në ring për të mbrojtur titullin që e kishte fituar disa vite më parë në një duepl të fuqishëm në kalanë e Bashtovës kundër holandezit Blokland. Kjo ndeshje që bëri Feriti ishte spektakolare. Ai nuk i la kundërshtarit asnjë shans që të përgjigjej, duke e bllokuar në çdo drejtim dhe duke e detyruar të kapitullonte pa kushte. Goditjet e Feritit ishin të tilla që e demoralizuan kundërshtarin dhe fitorja ishte bindëse dhe kundërshtari pësoi edhe dëmtime të rënda.
Trajneri Ismail Keta ka përcjellë një mesazh të shkurtër por domethënës për suksesin e vëllait të tij Ferit Keta, duke ua dedikuar këtë sukses bashkëatdhetarëve kudo janë, por duke mos harruar të falënderojë bacën Rifat Jashari që është tifoz special i vëllezërve Keta. “Mirmbrëma miq dhe bashkëatdhetarë! Desha të ndaj me ju disa emocione të mbrëmjes së djeshme sportive në Mynih. Ishte një mbrëmbje me emocione të ndryshme nga vlerat sportive të nxënësve të mi, për tu quajtur edhe e sukseshme.
Vëllai Feriti, ishte i pregaditur fizikisht dhe moralisht. Akoma më shumë me praninë e Bacës Rifat dhe bashkëatdhetarë nga mbarë trojet shqiptare, sa që doditjet e tij varre, sollën dëmtim serioz kundërshtarit që në raudin e parë. Por jo gëzim maksimal për Feritin i cili rimbajti titullin, pasi donte si gjithmone të tregonte spektakël dhe vlera sportive për fansat, e bashkëfshatarëve. Faleminderit bashkëatdhetarë”, shkruan Ismail Keta në llogarinë e tij në rrjetin social “facebook” më 17 dhjetor 2024. Sukseset e Feritit janë madhështore dhe me siguri që do të vijojnë edhe më tej.
FERIT KETA NA BËRI MË KRENARË SE KURRË…
Tre vjet më parë (14 gusht 2021) fitorja e titullit Kampion bote në kikboks e ngjiti Ferit Ketën në majën e piramidës së këtij sporti të shumëpreferuar anë e mbanë rruzullit. FITORJA e kësaj ndeshje në Kalanë historike të Bashtovës, përballë Guillerme Blokland – kampion bote, që u ndoq nga qindra mijëra sportdashës, e ku ishin të pranishëm dhjetra personalitete, si presidenti Alfred Moisiu, ish – kryeparlamentari i RMV Talat Xhaferi, ish – Ministrja e Arsimit Evis Kushi, pinjolli i Jasharajve, Rifat Jashari, gazetari i mirënjohur Marin Mema, tenori Kastriot Tusha etj, na ka bërë më krenarë se kurrë. Padyshim që meritë për këtë ka dhe trajneri Ismail Keta, një nga personalitetet shqiptare me famë botërore në botën e sportit.
Më krenarë se kurrë edhe me mikun tonëë Defrim Methasani, që si ikonë e gazetarisë sportive e moderoi me mjeshtri të rrallë këtë event historik, duke i dhënë kalasë së Bashtovës atë gjallëri që s’e ka parë e ndjerë shekuj më parë…