Në një ceremoni madhështore me praninë e më shumë se 300 pjesëmarrësve, qytetarë, personalitete të letrave, artit e Kulturës, mësues, maturantë të gjimnazit të Bulqizës, punonjës të administrates vendore etj, që kishin mbushur kinemanë e qytetit minator, gazetari e shkrimtari i mirënjohur Halil Rama dhe mësuesi veteran shembullor Skënder Murrja janë vlerësuar të enjten e 14 Nëntorit 2024 me titullin “Qytetar Nderi” i bashkisë Bulqizë.
Ky vlerësim nga Këshilli i Bashkisë Bulqizë, në përbërje të së cilës janë 8 Njësi Administrative: Qyteti i Bulqizës, Fushë Bulqiza, Zerqani, Shupenza, Gjorica, Ostreni, Trebishti dhe Martaneshi, vjen në konsiderim të propozimit nga OBVLP dhe Shoqata “Bashkësia Dibrane” dhe me propozimin e kryebashkikes Festime Mjeshtri, në emër të qytetarëve të Bulqizës. Vlerat e dy personaliteteve që iu dha titulli më i lartë që jep Këshilli Bashkiak, u evidentuan më së miri nëpërmjet dy dokumentarëve që u ndoqën me interes të veçantë nga pjesëmarrësit.
Pas vlerësimit që ju bëri kryebashkiakja Mjeshtri dy personaliteteve, Zotërinjtë Rama e Murrja i shprehën asaj mirënjohje të veçantë për përkushtimin dhe vizionin bashkëkohor me të cilin drejton Bashkinë e Bulqizës, duke realizuar një transformim rrënjësor në infrastructure dhe duke ndikuar në realizimin e veprimtarive të larmishme në kuadrin e 80 vjetorit të çlirimit të atdheut. Ceremonia u moderua me mjeshtri të rrallë artistike nga ikona e skenës dhe ekranit, Mjeshtri i Madh Llesh Nikolla, ndërkohë më të larmishëm e bënë këtë event me performancën e tyre artistike, këngëtari i talentuar Dritan Jashari – Nderi i Kulturës Dibrane, si dhe valltarët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Bulqizë.
HALIL HIDËR RAMA, GAZETAR DHE SHKRIMTAR PROFESIONIST
Halil Rama u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi” i bashkisë Bulqizë për kontributin e tij “Si shkrimtar, skenarist e publicist, i cili në veprimtarinë e tij të gjerë ka pasqyruar më së miri historinë, kulturën, traditat e cilësitë identifikuese të shumë viseve shqiptare, veçanërisht të trevës së Bulqizës, si dhe vlerat e shumë figurave të shquara të kombit shqiptar” .
Marrëdhëniet e tij me qytetin e Bulqizës nisin që vitin 1987 si metodist i kulturës në Shtëpinë e ushtarakëve, për të vijuar më pas si Sekretar i Komietit Ekzekutiv Pulualist të Këshillit të Qyetit dhe si Shef i Administratës së Këshillit të Rrethit Bulqizë nga viti 1991 deri në vitin 1998.
Ka jetuar këtu për 11 vjet me familjen e tij dhe ka krijuar profilin e një kuadri e intelektuali me reputacion, të devotshëm, të nderuar e të respektuar nga qytetarët e Bulqizës.
Është themelues dhe drejtues i gazetës “Bulqiza” që më 5 maj 1992 e në vazhdim deri më 1998 dhe ka rinisur botimin e saj sërish nga viti 2010 e në vazhdim, ku me kompetencë e profesionalizëm ka pësqyruar zhvillimet e vrullshme të Bulqizës, hitorinë, traditat dhe personalitetet e saj. Gjithashtu ai drejton gazetën “veteran”si kryeredaktor i saj prej 22 vitesh. Në këtë gazetë si dhe në gazetat qëndrore “PANORAMA”, “DITA”, “GAZETA SHQIPTARE”, “TELEGRAF” etj ka botuar çdo 18 shkurt historinë e gjerë në minierës së Bulqizës, si dhe në vijimësi ka pasyruar veprimtarinë e OBVLP. Në 27 librat e tij (letërsi dokumentare+poezi dhe tregime) si dhe si skenarist e regjisor i 9 dokumentarëve televizivë Halil Rama prezantohet si mjeshtër i profilit, duke krijuar personazhe si shëmbëlltyra që të mbeten në kujtesë.
Tërë publicistika e tij është në një linjë vetëpërmbushëse, ku autori me mjeshtëri di të përveçojë protagonistë të veshur me detaje, që vetëm syri i mprehtë dhe mendja pjellore i shpërfaq aq mjeshtërisht.
SKËNDER RAMIZ MURRJA, MËSUES VETERAN SHEMBULLOR
Eshtë i njohur për kontributin e dhënë në zhvillimin e sektorit të arsimit në Bashkinë e Bulqizës e atë të Dibrës, i cili për 42 vjet, si mësues, drejtore shkolle (20 vjet në shkollat e Dibrës dhe 22 vjet në Bulqizë), inspektor dhe Drejtor i Zyrës Arsimore Bulqizë ka krijuar një karrierë të shkëlqyer profesionale dhe intelektuale. Eshtë dalluar për profesionalizëm, përkushtim dhe vizion bashkokor”. Ky është motivacioni që shoqëron Titullin “Qytetar deri” i Bashkisë Bulqizë.
Nga strukturat përkatëse drejtuese në qarkun e Dibrës e Bashkinë e Bulqizës S.Murrja është vlerësuar për rritjen e nivelit në formë e përmbajtje, të punës së komisioneve kualifikuese në bazë shkolle e rrethi, për t’ju dhënë zgjidhje problemeve të përmbajtjes së punës me nxënësin.
Si ekspert shembullor ai ka ndikuar në ngritjen e nivelit të veprimtarive me nxënësit cilësorë për t’ju pergjigjur me sukses kërkesave në arsimin e mesëm dhe të lartë. Ndërkohë ka realizouar studimin e mirëfilltë të punës me kuadrin për t’ju përgjigjur në kohë e me cilësi kërkesave të punës në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Gjatë karrierës së tij 42 vjeçare si mësues dhe drejtues në disa shkolla e institucione arsimore, Skënder Murrja ka marrë vlerësime maksimale, deri edhe nga Ministria e Arsimit. Kështu, më 16.04.1984 ai është vlerësuar nga Ministrja e Arsimit Tefta Cami me Distinktivin “Mësues i Dalluar”, me motivacionin: “Për përgatitje të mirë ideologjike,shkencore e pedagogjike, për punë të ndërgjegjëshme dhe për arritje të larta në procesin mësimor-edukativ.
Më 01.04.2002. ka marrëCertifikatën: “Shkolla pilot në Edukimin e të Drejtave të njeriut, një eksperiencë e re pune” nga Drejtore ekzekutive e QSHDNJ Kozara Kati dhe Drejtore e IS: Erlehta Mato. Skënder Murrja është vlerësuar edhe me Certifikatën “Për kontributin e dhënë në lëvizjen sindikale në arsim” (më 26.04.2016.) nga Kryetari i FSASH Xhaferr Dobrushi. Për 11 vite (2008-2019) ka qenë Kryetar i FSASH (Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës) për bashkinë Bulqizë.