“Pedonalja plot, më e bukur se asnjëherë, fëmijët u kënaqën, dhe ky ishte shpërblimi më i madh për punën dhe përkushtimin e një ekipi të tërë, që i dha qytetit tonë shkëlqimin që meriton…”
Ndërsa ka ndezuar dritat e pemës madhështore të Vitit të Ri 2025, më 7 dhjetor 2024 në qendër të qytetit minator, në praninë e mijëra qytetarëve, kryetarja e bashkiszë Bulqizë Festime Mjeshtri i ka uruar ata përzemërsisht: GËZUAR 2025 – FALEMINDEËRIT BULQIZA IME.
Një ditë më parë (6 dhjetor 2024) u organizua një takim festiv që i dha qytetit dritë shkëlqimtare.
“Pedonalja plot, më e bukur se asnjëherë, fëmijët u kënaqën, dhe ky ishte shpërblimi më i madh për punën dhe përkushtimin e një ekipi të tërë, që i dha qytetit tonë shkëlqimin që meriton. Sot çelëm siparin e festave, me një urim të përzemërt për shëndet, mbarësi dhe gëzim në çdo familje bulqizake. Një falënderim i veçantë për këngëtaren Vera Laci dhe për të gjithë ata që iu bashkuan këtij momenti simbolik, festiv”, tha ndër të tjera kryebashkiakja Mjeshtri në çelje të këtij takimi.
Kanë të drejtë të festojnë e gëzojnë. U mbyll një vit i suksesshëm, u realizuan dhjetra investime që shënuan transformimin e dëshuëruar, jo vetëm ntë qytetit të Bulqizës edhe të dhjetra fshatrave.
Një ditë më pas, 8 Dhjetori – Dita e Rinisë Kombëtare, sërish takim festiv i organizuar nga Bashkia. Qytetrja e parë e kësaj bashkie Festime Mjeshtri si dhe qindra të rinj e të reja komunikojnë duke parë njëri-tjetrin në sy. Kjo është mënyra më e mirë për t’i thënë gjërat ashtu siç i ndjejmë, pa frikën e të qenit të gjykuar. “Ky ishte dhe qëllimi i këtij takimi me të rinjtë plot energji dhe entuziazëm të Bulqizës, me të cilët folëm për punët që janë bërë gjatë këtij viti dhe për angazhimin maksimal që kemi treguar për t’i përfshirë ata në proceset e vendimmarrjes. Të rinjtë kanë qenë pjesë aktive në konsultime për çështje si buxheti, mjedisi dhe arsimi, si dhe janë përfshirë në aktivitete sportive, kulturore e letrare, si në nivel lokal, ashtu edhe kombëtar. I ftova të rinjtë të shfrytëzojnë maksimalisht bibliotekën e pasuruar të qytetit, një hapësirë ideale për mësime, detyra ekstrakurrikulare dhe për të zgjeruar horizontet e tyre. Ata, nga ana tjetër, shprehën dëshirën për më shumë aktivitete sportive, që të krijojnë gara të shëndetshme mes shkollave të njësive përreth”, shprehet entuziaste Znj. Mjeshtri.
Si Bashki, vijojnë të mbështesim rininë në çdo hap, sepse besojnë fort se ata janë garancia e një të ardhmeje më të mirë për Bulqizën dhe për vendin.
RRITJA E PERFORMANCËS DHE BESUESHMËRISË SË ADMINISTRATËS
Në të vërtetë, kthesa e shënuar gjatë këtij viti dëshmon para së gjithash rritjen e performancës dhe besueshmërisë së administratës të Bashkisë.
Ballafaqimi me premtimet e para një viti nxjerr në pah jo vetëm përmbushjen e tyre, por edhe tregues të tjerë që kanë të bëjnë me parametra bashkëkohorë të një bashkie në rritje e zhvillim intensiv. Nëse deri para një viti, shumë nga përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare e shihnin me skepticizëm bashkëpunimin më Bashkinë e Bulqizës, kjo vinte nga prapambetja e trashëguar, sidomos në infrastrukturën e vetë bashkisë. Që të fitohej besimi reciprok, duhej nisur pothuajse nga e para.
Sfida kryesore mbeteshin burimet njerëzore. Kryetarja e Bashkisë, Festime Mjeshtri, pikërisht këtë sfidë po e përballon me dinjitet, duke ndërtuar një administratë të aftë profesionalisht dhe të përkushtuar, për ta bërë Bashkinë e Bulqizës (dhe jo vetëm qytetin minator) të standardeve të përparuara. Kryerja e analizave me përgjegjësi, identifikimi në kohë i problematikave dhe përcaktimi i rrugëzgjidhjeve efikase sollën që në vitin e parë të mandatit të saj ndryshimin e kërkuar. Kështu gjatë vitit të fundit, Bashkia Bulqizë ka ndërmarrë një sërë projektesh të rëndësishme në fusha të ndryshme, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët.
Është investuar në infrastrukturë, mjedis, shërbime sociale, arsim dhe sektorë të tjerë kyç. “Sigurisht, kemi ende shumë për të bërë dhe projekte të tjera janë planifikuar për t’u implementuar në të ardhmen. Shumë nga këto projekte do të zhvillohen pas konsultimeve me komunitetin për të vlerësuar prioritetet”, – shprehet kryebashkiakja Meshtri.
Parë nga një këndvështrim i përgjithshëm, arritjet janë evidente në infrastrukturë, në rrjetin e kanalizimeve dhe ndriçimin, në përmirësimin e mjedisit, shërbime sociale e arsim. Evidente janë edhe projektet me donatorët e huaj. Kjo, falë drejtimit me kompetencë e përkushtim nga Festime Mjeshtri që nga 23 maji 2023 kur mori drejtimin e bashkisë e deri sot. Arritjet e deritanishme janë bazë për një program edhe më ambicioz për vitin 2025.
Bulqizë, asfaltohet rruga hyrëse dhe dalëse e Rrugës së Arbrit
Kryetarja e Bashkisë Bulqizë, Znj. Festime Mjeshtri bën të ditur për opinionin publik se është sistemuar dhe asfaltuar rruga hyrëse dhe dalëse e Rrugës së Arbrit, me një gjatësi prej 2.2 km. “Kjo ndërhyrje ka një rëndësi të veçantë për sigurinë e qytetarëve, pasi hyrja dhe dalja në Rrugën e Arbrit ka qenë një problematikë e vazhdueshme për banorët e Gjoricës, duke u shndërruar shpesh në burim aksidentesh”, bën të ditur për “Gazeta Bulqiza” kryebashkiakja Mjeshtri.
Gjithashtu, ajo pohon se pjesë e këtij projekti ka qenë edhe faza e dytë e rehabilitimit të rrugës Cane-Qendër.
Në këtë segment janë ndërtuar kanale dhe mure betoni të nevojshme për të siguruar qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e rrugës. Këto ndërhyrje infrastrukturore janë thelbësore për të mbrojtur rrugën nga dëmtimet që mund të shkaktohen nga kushtet atmosferike dhe për të garantuar një funksionalitet të plotë të saj për një periudhë të gjatë kohore.
Investime të tilla janë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale dhe tregues i angazhimit tonë për të përmbushur nevojat e komunitetit.
FUSHË BULQIZË/REHABILITOHET DHE SISTEMOHET PËRROI I THATË
Para disa ditësh Kryetarja e Bashkisë Bulqizë, Znj. Festime Mjeshtri ishte në terren për të parë nga afër punimet e përfunduara për rehabilitimin dhe sistemimin e Përroit të Thatë në Njësinë Administrative Fushë Bulqizë. Ajo bën të ditur se ky projekt, i realizuar nga Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), ka përfshirë sistemimin e rrjedhës së lumit dhe ndërtimin e 350 ml mure mbrojtëse, të përforcuara me rrjeta gabioni teli, për të mbrojtur parcelat bujqësore dhe ndërtesat nga përmbytjet dhe dalja e lumit nga shtrati.
SHUPENZË-INAUGUROHET “MUZEU I DIJES”
Merr jetë inisiativa rinore në Shupenzë, inaugurohet bibloteka e të rinjve “Muzeu i dijes”. Të rinjtë në Shupenze të Bashkisë së Bulqizes tashmë kanë një hapesire te dedikuar për veprimtari krijuese, për të mësuar dhe për të ndërvepruar me njëri-tjetrin.
Grupi rinor arriti të finalizonte inisiativën e identifikuar përgjatë rrugëtimit me metodologjinë “Ti Krijon” duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm për bashkëmoshatarët dhe komunitetin e tyre.
Kjo inisiative e të rinjve u mundësua në kuadër të programit « Transformimi i Përgjigjies Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” të udhëhequr nga UNICEF Albania dhe të mbështetur financiarisht nga British Embassy Tirana
MEKANIZMI LOKAL I KOORDINIMIT KUNDËR TRAFIFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE
Mekanizmi lokal i koordinimit në Bashkinë Bulqizë koordinon përpjekjet e përbashkëta të aktorëve institucionalë dhe të shoqërisë civile për të parandaluar trafikimin, nxitur bashkëpunimin dhe për të ndërhyrë kur ka nevojë duke garantuar referimin efektiv të rasteve.
Në takimin reflektues dhe koordinues të rrjetit aktorët e Bashkia Bulqizë Faqja Zyrtare dhe Qendrës Komunitare Multifunksionale reflektuan mbi rezultatet e arritura dhe diskutuan sfidat e hasura gjatë vitit 2024.
Nën moton “Bashkimi bën fuqinë”- u theksua rëndësia e qasjes së vazhdueshme të mekanizmit lokal duke ofruar mundësi për përmirësimin e cilësisë së punës të përbashkët.
Ky takim u zhvillua në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, zbatuar nga Terre des hommes, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.