MJEKU I VITIT 2024

20

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

Gjatë shkollimit dhe specializimit ka operuar bashkë me urologë shumë të njohur në Turqi dhe në botë. Dr. Ajeti ka një mori publikimesh në kongrese dhe revista të njohura ndërkombëtare. Gjatë gjithë punës së tij në Shqipëri dhe Kosovë, Dr. Ajet Xhafa ka spikatur për marrëdhëniet shumë të mira me pacientët dhe për performancë tejet të lartë. Ndërhyrjet e realizuara prej tij, në veçanti ndërhyrjet e reja si operacionet e mbyllura (pa prerje klasike) të gurëve në veshka (Nefrolitotomi Perkutane) kanë pasur një shkallë shumë të lartë suksesi në të gjithë rajonin e Ballkanit

Dy vjet më parë (22-25 tetor 20222), ekipit të shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza, që me mbështetjejn e sipërmarrësit të suksesshëm Bukurosh Koçi, bëri një vizitë në Prizren, Krushe e Madhe e Gjakove të Kosovës, iu bashkua edhe DR. AJET XHAFA – Kirurg Urolog. në Spitalin Amerikan të Prishtinës (Spitali Amerikan – American Hospital Kosova).  Në mbyllje të kësaj vizite, kryesia e kësaj shoqate e nderoi Dr.Ajetin me titullin “Nderi i Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza” me motivacionin: “Intelektual e veprimtar i shquar bulqizak, që ka arritur rezultate shumë të larta në formimin e  tij profesional e shkencor në fushën e mjeksisë për mbrojtjen ne jetës së njerëzve dhe qytetar model që mban lart dashurinë e tij për vendlindjen”.

Dy vjet më pas, pikërisht, mbrëmjen e 20 dhjetorit, gjatë një ceremonie festive në prag të festave të fundvitit, Drejtoria e Spitalit Amerikan të Prishtinës e shpalli Dr.Ajet Xhafen “MJEKU I VITIT 2024”.

Për këtë vlerësim ai falenderon nga zemra drejtuesit e spitalit, mjekët, infermieret dhe të gjithë personelin e spitalit Amerikan në Prishtinë, që falë bashkëpunimit kanë arritur që të diagnostifikojnë dhe të shërojë me mijëra pacientë prej vitesh. “Ky çmim nuk është vetëm një vlerësim për punën dhe përkushtimin tim, por është një motivim i madh për të vazhduar të shërbej me zemër dhe përkushtim ndaj pacientëve dhe komunitetit. Ky çmim shkon per te gjithe personelin spitalor që çdo ditë punojnë me pasion dhe përkushtim për të përmirësuar jetët e të tjerëve. Le të vazhdojmë së bashku në rrugën e kujdesit dhe humanizmit”, shprrhet i entuazmuar Dr.Ajet Xhafa.

Për këtë vlerësim ai ka marë dhjetra urime nga kolegët e miqtë e veçanërisht nga bashkëpatriotët e tij në Bulqizë e Dibër.që e vlerësojnë si mishërues dhe përçues të vlerave më të mira njerëzore, intelktuale dhe profesionale….

 

PAK NGA CV-ja  E DR.AJETIT

Dr. Ajet Xhafa nga Bulqiza, ka shkuar qe ne vitin 1996 ne İzmir te Turqise dhe ka mbaruar liceun ushtarak `Maltepe Askeri dhe ne vitin 2000 ka vazhduar Fakultetin e Mjekësisë Gülhane “Guhane Askeri Tip Akademisi” në Ankara të Turqisë. Më pas ka vazhduar specializimin dhe ka marrë titullin “Specialist i Urologjise” në vitin 2011 po në këtë spital.

Spitali ushtarak “Gulhane Askeri Tip Akademisi” ku është shkolluar Dr. Ajet Xhafa mbahet si një nga qendrat me numrin më të madh të operacioneve në Turqi dhe për menaxhimin e rasteve me teknologjinë më të fundit. Kjo i ka mundësuar që gjatë shkollimit dhe specializimit të operojë bashkë me urologë shumë të njohur në Turqi dhe në botë. Në saje të ndihmës së pandalur të profesorëve, ka arritur që të avancohet në nivele të larta në fushën e Endourologjisë, Uro-Onkologjisë, Andrologjisë, Kirurgjisë Urologjike Pediatrike etj.

Pas përfundimit me sukses të specializimit në vitin 2011, me gjithë mundësinë e vazhdimit të profesionit në Turqi, vendosi që të kthehet dhe të ushtrojë profesionin në Shqipëri.

Gjatë gjithë punës së tij në Shqipëri dhe Kosovë, Dr. Ajet Xhafa ka spikatur për marrëdhëniet shumë të mira me pacientët dhe për performancë tejet të lartë. Ndërhyrjet e realizuara prej tij, në veçanti ndërhyrjet e reja si operacionet e mbyllura (pa prerje klasike) të gurëve në veshka (Nefrolitotomi Perkutane) kanë pasur një shkallë shumë të lartë suksesi në të gjithë rajonin e Ballkanit. Këto arritje janë prezantuar edhe në Kongresin e Endourologjisë Botërore në Cape – Toën të Afrikës së Jugut ne vitin 2016.

Prezantimet e tij kanë qenë pjesë e serisë së rasteve të para të këtyre ndërhyrjeve të kryera në Tiranë dhe në Prishtinë. Dr. Ajet Xhafa ka kryer një numër të madh operacionesh tek të rriturit, si: zmadhimin e prostatës, ngushtimin e kanalit të urinës (uretra) dhe operacione të mbyllura e të hapura për gurët në kanalin urinar (ureter) dhe në veshkë. Ka trajtuar rastet e para të vendosjes së nefrostomisë në Kosovë dhe rastet e para të operacioneve nga mjekë shqiptarë me laparoskopi për kistet e veshkës, gurët në ureter dhe heqjen e veshkës. Ka kryer shumë operacione të mbyllura për kancerin e vezikës, të veshkës dhe të prostatës. Pjesë e punës së tij, veçanërisht në Prishtinë, Kosovë, kanë qenë edhe ndërhyrjet e realizuara tek fëmijët me probleme të lindura si: hipospadias, testise të pa lëshuara, vezikoureteral Reflux (VUR), Ureterocele etj.

Dr. Ajet Xhafa është përfaqësues i rajonit në shoqatën e Urologëve të Evropës (EAU) për grupin e Urolitiazës (gurëve në rrugët urinare) dhe është pjesë e grupit të punës për vlerësimin metabolik dhe kërkimeve shkencore për sëmundjen e gurëve në veshka, (shih linkun: http://uroëeb.org/section/eulis/ëorking-groups/). Është anëtar i shumë shoqatave kombëtare dhe ndërkombëtare të urologjisë: shoqatës së Urologëve Evropianë (EAU) prej vitit 2007, shoqatës së Endourologjisë Botërore, shoqatës së Urologëve të Turqisë prej vitit 2006, shoqatës së Endourologjisë Turke dhe i shoqatës së Urologjisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e stafit organizues të disa kurseve kombëtare dhe ndërkombëtare për urologjinë. Përgatitja, angazhimi dhe puna e tij e vazhdueshme janë tregues të pasionit të tij për profesionin dhe suksesit të tij në rritje.

Dr. Ajet Xhafa është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Zotëron gjuhët e huaja), Anglisht (niveli i avancuar), · Turqisht (niveli i avancuar),  Italisht (niveli i avancuar) dhe  Frëngjisht (niveli mesatar).

 

PJESËMARRËS DHE REFERUES NË KONGRESE  DHE REVISTA TË NJOHURA NDËRKOMBËTARE

Dr. Ajet Xhafa ka një mori publikimesh në kongrese dhe revista të njohura ndërkombëtare. Para disa ditësh (28 tetor – 1 nëntor 2024) Dr, Ajet Xhafa ishte i ftuar si panelist ne Kongresin e 33. kombetar te Urologjise Turke. Më me 31 Tetor ai foli në këtë Kongres të rëndësishëm për udhëzimet e reja në trajtimin e gurëve neë sistemin urinar. “Në  kongresin e 33-të të urologjise Turke pata fatin të marr pjesë në 3 kirurgji live dhe bashkë me dy akademikë të nderuar moderuam sesionin për gurë në veshka. Përveç organizimit të mirë dhe temave interesante pata mundësinë të takoj shumë miq nga studimet në Turqi dhe për këtë dua të falenderoj Shoqatën e Urologjisë Turke për ftesën dhe besimin e dhënë. Shpresojmë të shihemi së shpejti në kongrese të tjera për përditësim të njohurive në shërbim të pacienteve”, -shkruan Dr.Ajeti në faqen e tij në facëbook.

Më parë, (11 maj 2024) përfundoi kongresi i 14-të i urologëve të Kosovës. Dr. Ajeti e vlerëson atë një kongres të organizuar mirë me tema interesante, diskutime, debate me kolegë shqiptarë dhe të huaj, disa prej tyre miq nga studimet në Turqi.  Vetë Dr. Ajet Xhafa prezantoi  eksperiencen  12-vjecare në Kosovë me operacionet për gurë në veshka siç është PNL si dhe ndërhyrjet me laparoskopi dhe lazer që kryejne prej vitesh në Spitalin amerikan në Prishtinë.  Deri në kongresin e ardhshëm ai shpreson që të vazhdojne ta përmisojmë veten në të mirë të pacientëve. Dhe jo vetëm kaq. Me vizionin e tij bashkëkohor ai herë pas here ju vjen në ndihmë pacientëve me video live ku ka treguar thjesht dhe bukur me gjun profesionale, sesi zgjidhen problemet e gurëve në veshka, prostatës etj. me metodat më të reja të teknologjise, e njejtë me çdo cep të globit. Në këto dalje live ai u ka mundësuar pacieëntëve të shumta nga Kosova e Shqipëria të mësojnë më nga afër rreth problemeve te traktit urinar si prostata, veshkat, fshikeza, problemeve seksuale ose inferilitetit, problemeve urologjike te femijeve ose çështjeve të tjera urologjike.

Për faktin se problemet urologjike janë të shpeshta tek të gjitha moshat, dr. Ajeti shprehet se se ka shumë rëndësi kujdesi i vazhdueshëm dhe vizitat tek urologu.

Ai ka kryer dhjetra operacione të ndërlikuara duke përdorur aparatura moderne Laser Auriga XL 50 ëatt për trajtimin e gurëve në veshka

Këto ndërhyrje nuk kryhen më për herë të parë, por çdo ditë nga ekipi i urologjisë në Spitalin Amerikan në Kosovë.

 

KRENAR QË LINDI DHE U RRIT NË NJË VEND TË VOGËL SI BULQIZA

Më 5-8 prill 2024 dr. Ajet Xhafa ishte drejtues dhe penalist në Kongresin më të madh tëi urologjisë që u zhvillua në Paris. Nës këtë Kongres rreth 15 000 urologë nga e gjithë bota prezantuan me qindra punime shkencore. Profesorë me emër treguan për përvojat e tyre kirurgjikale të viteve të fundit. “Vetëm në panelin që drejtuam së bashku me dy kolegë të tjerë, kishte 18 punime nga Cape Toën, Vancuver, Singapor, Oklahoma dhe qytete të ndryshme europiane”, ka pohuar dr. Ajeti për rrjetet sociale. Dhe ndonëse merr pjesë dhe drejton e referon në evnete të tilla të ndërkomënate të një rëndësie ët veçantë, ai nuk nguron të shpreh krenarinë për vendlindjen e tij. Është vërtetë frymëzues pohimi I tij puublik se “…  në këtë ditë të veçantë shpresoj që babai im të ndihet krenar, që edhe pse më rriti në një vend të vogël si Bulqiza, kjo nuk më pengoi të bëhem pjesë e barabartë e tryezës më të madhe urologjike në botë”.

Krenarinë për bashkqytetarin e tij nga Bulqiza e shpreh edhe kampioni i botës në kikboks Ismail Keta. Para dy viteve (29 maj 2022), në ditën e fundit të vizitës së tij me disa miq gjermanë në Kosovë, ai shprehej se si “qershia mbi tortë, takoï kushëririn e tij, Dr. Ajet Xhafa i cili jeton prej vitesh në Prishtinë. “E kam quajtur ‘fatkeqësi’ që Dr. Ajeti u largua nga Bulqiza, pasi vendlindja ka nevojë për specialistë të tillë dhe pse mirekuptoja arsyen siç është kantandisja e spitalit të Bulqizës 30 vitet e fundit. Por gëzohem që ju shërben vëllezërve dhe motrave shqiptare në Kosovë. Faleminderit për mikpritjen që organizove për miqtë e mi gjermanë Ajet”, shkruan kampioni Keta .

KËNAQËSI E VEÇANTË KUR MERR VLERËSIMIN E PACIENTËVE

Padyshsim që dr. Ajeti ndjen kënaqësi të veçantë kur merr vlerësime ngë pacientët e shumtë. Janë të shumë pacientët që pasi janë operuar nga dr. Ajeti e falenderojnë atë përzemërsisht Dhe nuk janë një e dy, por qindra e qindra nga e gjithë Kosova e Shqipëria që e falenderojnë atë përzemërsisht për përkushtimin me të cilin u ka shërbyer duke i rijtyer në jetë, Në kabinetin e  tij të punës na bën përshtypje një foto ku ai është me  Halilin dhe Izerin, dy vëllezërit qe i ka operuar për zmadhim të prostatës në vitin 2019 dhe 2022. Të dy, megjithëse s’kane më probleme vazhdojnë kontrollet periodike çdo vit me analiza dhe çdo gjë në shënmdetin e tyrë duket shumë mirë.

“Çdo pacient që ka problem urologjik mund të sjellë edhe vellain, sepse shërojme edhe probleme të tilla vëllazërore”, na thotë dr. Ajeti.

Edhe Rrustem Elezi thotë se  ndihet mirënjohës me dr. Ajet Xhafa në Spitali Amerikan – American Hospital Kosova.  Pasi është  kryer me sukses operacioni në veshkë i motres  së tij Liries,  në Spitalin Amerikan ai fillimisht falenderon Zotin për gjithçka dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që ky operacion te realizohej. Gjithsesi ai veçon në falenderimin e rij doktorin duarratë, kirurugun urolog Ajet Xhafa për këtë mirësi që I bëri motrës së tij..

E Falenderoj Dr. Ajet Xhafa. “Zoti ju shperblefte dhe ju begatofte Ju dhe familjen tuaj Dr. Ajeti”, shhprehet ai entuziast dhe me gëzim të paparë.

Ai pohon se këto ditë kanë patur raste shumë sfiduese në urologji dhe fatmirësisht janë zgjidhur të gjitha me metodat më të reja, falë aparaturave dhe mbeshtetjes që ofron spitali Amerikan në Prishtine. Me entuziazëm ai tregon një ndërhyje me shpim në veshkë.  Se si kanë pastruar një veshkë plot me gurë të bllokuar prej vitesh. Në pamjet pas operacionit, veshka është pastruar komplet dhe pritet që të kthehet në funksionet e duhura për ti ikur dializes.

Në një rast tjetër të ndërlikuar tregon se si kanë kryer operacion me laparoskopi për gjendrën mbiveshkore dhe kanë hequr tumor të veshkës me laparoskopi.

Po ashtu flet me passion për një rast tjetër kur kanë bërë thyerjen e gurëve në veshka me lazer me një kamere fleksibile (RIRS) dhe kanë arritur të nxjerrin një sasi shumë të madhe gurësh pa prerje pa shpim.

“Vitet e fundit pothuajse asnjë rast urologjik i rimbursuar nga shteti nuk ka patur nevoje që të dërgohet jashtë Kosovës për trajtim më të avancuar dhe paratë e taksapaguesve kanë ngelur në Kosovë ku janë punësuar rreth 600 punëtorë në dy spitalet që operojne sot. Spitali është bërë një nga pengesat kryesore për pacientet që vizitoheshin në privat dhe më herët shkonin për një analizë urine në Shkup për konfirmim të ndonjë diagnoze të thjeshte”, – thotë dr. Ajeti.

Gjithkush do të ndjehej krenar ku mëson se këto operacione kryhen prej disa vitesh VETËM në spitalin Amerikan në Prishtine nga një urolog shqiptar me mbështetjen e një ekipi shumë të madh ku përfshihen instrumentarët, anestezologët, kardiologët, endokrinologu, ekipa reanimatore e shumë infermierë dhe punonjës te spitalit, të cilët flasin çdo ditë shqip me këta paciente.