I lidhur prej dekadash me banorët bulqizakë, Edmondi do të jetë një përfaqsues real i popullit të Bulqizës në Parlamentin shqiptar
Edmond Isaku është zgjedhja e duhur për Bulqizën që do të na përfaqsojë me dinjitet në parlamentin e ri.
Qytetarët bulqizakë vlerësojnë tek Edmondi qëndrimin e respektuar të tij në komunitet, ku bashkë me familjen janë shembull në marrëdhënie me bashkëqytetarët, si dje kur punonte specialist në minierë ashtu edhe sot që tashmë është nga biznesmenët e suksesshëm të Bulqizës.
Edmondi është njeri vizionar i orientuar saktë në ekonominë e tregut që me kurajo filloi biznesin dhe arriti të krijoj TV Bulqizën; Firmën “ISAKU” duke arritur sukses në ngritjen e tij ekonomike duke zbatuar ligjet me ndershmëri. Që kur ishte në hapat e para kishte ide dhe guxim për të ecur në biznes. Ai realizoi për here të parë spektaklin “Miss Bulqiza” kur kishte shumë pak të ardhura, duke e treguar vehten se e don këtë vend të zhvilluar si në Evropë. Ai e mban vehten ngushtësisht të lidhur me këtë qytet duke dhënë shembullin e tij në orientimin e investimeve ku ngriti në qendër të qytetit të Bulqizës kompleksin bashkëkohorë mediatik të TV, hotelin e restorantin ku sot mund të akomodohen autoritete zyrtare të rangjeve të larta dhe turistë duke i dhënë emër Bulqizës në hartën turistike, gjë që i ka munguar këtij rrethi.
Edmond Isaku është biznesmeni i Bulqizës që ka mbështetur financiarisht projekte kulturore, sportive, mediatike e sociale duke dhënë shembullin e tij se ai tundohet nga dashuria për këtë vend ku jeton qysh prej rinisë së tij. Edmondi ka aftësi të spikatura për të vlerësuar pozitivisht idetë që ngrenë më lart emrin e Bulqizës. Ai ka mbështetur botimin e “Gazetës Bulqiza” dhe hapjen e faqes në internet, duke bërë të mundur për çdo emigrant që të njihen me zhvillimet në vendlindjen e tyre. Ai është me vizion perëndimor për zhvillimin e ekonomise dhe kulturës dhe bashkëpunues në zbatim të ideve progresiste. Bisedat me Edmondin përfundojnë me vendime: Hajde ta bëjmë – kur është fjala në shërbim të Bulqizës.
Përvoja që ka sot Edmondi dhe arritjet e tij janë faktor i rëndësishëm që ai ta përfaqsojë Bulqizën në parlamentin shqiptar. Ai është njeriu i duhur që e njeh këtë komunitet për të gjitha hallet që ka, që t’i bëjë ato objekt debati për t’i vendosur në rrugën e zgjidhjes e të zhvillimit të Qarkut Dibrës, duke filluar me mbarimin e Rrugës së Arbërit si prioriteti për dibranët.
Edmond Isaku duke iu bashkuar ekipit vizionar e fitues të kryeministrit të ardhshëm të vendit, z.Lulzim Basha që po shpalos programin real për ekonomi të fortë dhe shtetin në dorë të qytetarëve, do ta vendosë të sigurtë Dibrën dhe gjithë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit duke u ndarë përfundimisht nga krimi dhe droga. Edmondi po punon së bashku me ekipin fitues të deputetëve të qarkut Dibër, të cilët janë përzgjedhja më e mrekullueshme ndër vite për këtë qark që drejtohet nga politikani dhe administrator i shquar Xhelal Mziu, deputetja me integritet të lartë moral dhe politik Dhurata Çupi, diplomati ekselent Kreshnik Çollaku e mjaft personalitete të tjerë me reputacion në listën e Pd dhe koalicionit të djathtë. Ky përfaqesim dinjitoz kofiguron një përfaqesim të niveli të lartë ndër inteligjencën e lidershipit të djathtë shqiptarë përballë figurave rurale dhe tej të konsumuara të të majtës. Dibra këtë herë do të realizojë një fitore spektakolare të opozitës, ku duket në interesimin për të ndryshuar qeverisjen aktuale si një dyndje biblike për të dalë nga kriza ku kemi rënë.