Tonelata mbetje e inerte buzë rrugës së Arbërit

774

Pamja është vërtetë e shëmtuar, pasi aty nuk janë hedhur vetëm mbeturina inerte që dalin nga ndërtimet apo rikonstruksionet që ju bëhen objekteve të ndryshme, por mes tyre ka edhe mbetje plastike

 

Ndotja e mjedisit vijon të jetë shqetësuese në vendin tonë. Deri tani është trumbetuar si një sfidë e disa institucioneve që do të lutonin këtë fenomen.
TV “Bulqiza ka publikuar një foto me pamjen që të ofrohet në segmentin e rrugës së Arbrit, ku kalojnë qindra mjete çdo ditë.Tonelata mbetje inerte të llojeve nga më të ndryshmet janë hedhur buzë rrugës në afërsi të Qafës së Buallit.
Pamja është vërtetë e shëmtuar, pasi aty nuk janë hedhur vetëm mbeturina inerte që dalin nga ndërtimet apo rikonstruksionet që ju bëhen objekteve të ndryshme, por mes tyre ka edhe mbetje plastike.
Ndotësit e mjedisit duhet të ndëshkohen nga organet përgjegjëse për mbrojtjen e tij.
Bashkia Bulqizë ka krijuar një venddepozitimi të mbetjeve të konsumit të përditshëm, por siduket nuk ka krijuar një të tillë për mbetjet inerte, ashtu siç dhe e parashikon ligji. Por edhe nëse e ka krijuar, ndaj ndotësve të tillë të natyrës, duhen marrë masa sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Mbi 1 metër ujë në rrugën e Arbërit

Segmenti i rruges se Arberit ne afersi te Qafes se Buallit deri ne dalje te qytetit te Bulqizes eshte e pushtuar nga uji dhe guret ne rruge. Tek mbikalimi i qytetit te ri uji i grumbulluar nga reshjet e këtyre ditëve ka arritur deri ne nje meter e gjysme. Kjo situatë e pazakontë ka penguar qarkullimin e automjeteve duke i detyruar te kthehen mbrapsht pasi e kanë të pamundur ta kalojne këtë segment rrugor. Tv “Bulqiza”kontaktoi me mirmbajtjesin e rruges Abaz Mera, i cili u shpreh se eshte e pamundur qe grupi i punes te beje devijimin e prurjeve te shumta te ujit qe ka pushtuar rrugen. Sipas tij te gjitha tumbinat e rruges se Arberit jane te bllokuara, ndaj kërkohet ndihma e ARRSH per te bere zhbllokimet e pusetave. Nga prezenca e ujit ne rrugen e Arberit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës rrezikohet te shembet dhe nje banese prane rruges. Po keshtu pritet te kete plasaritje dhe carje te shtreses se asfaltit qe lidh qytetin e ri me qytetin e vjeter.Ne nje pjese te rruges nga qyteti i ri ne qytetin e vjeter eshte vendosur tabela e cila ndalon qarkullimin ne kembe apo me automjete ne kete segment rrugor. Nga vete pamjet filmike shikohet se nga niveli i larte i ujit jane permbytur edhe disa biznese dhe automjete.

Bulqizë, banorët në protestë për mbrojtjen e pyjeve

Dhjetra banorë të fshatit Vajkal në Bulqizë,te mbeshtetur edhe nga unioni i eksperteve mjedisor shqiptare dhe nga vete eksperti mjedisor Sazan Guri, kanë protestuar për të mbrojtur pyjet e fshatit të tyre. Banorët një pjesë e të cilëve emigrant u mblodhën në afërsi të rrugës nacionale, duke kërkuar që kurora e malit të fshatit të tyre të mos preket për shfrytëzim. Banorët akuzojnë pushtetin i cili sipas tyre ju ka dhënë hapsirë firmave të ndryshme të shfrytëzojnë pa kriter pyjet e Bulqizës. ata i kërkojnë të gjitha instancave vendore e qeveritare që të ndërhyjnë sa më parë dhe të mos lejojnë të prekin kurorën e malit të Vajkalit, siç ka ndodhur me masivin pyjor tek liqeni i Zi. Ne mbeshtetje te banoreve e mori fjalen edhe eksperti mjedisor Sazan Guri I cili kerkoi besen e tyre per ti shkuar deri ne fund mbrojtjes se kesaj pasurie qe u a ka falur natyra ketij vendeve dhe ketyre banoreveRezistenca e banorëve dy vite më parë të fshatrave Dushaj, Kodra e Danit, Koçaj e Kokërdhak bëri që të mos lejohej prerja e pyjeve në vendin e quajtur “Sheshe Bulqizë”.

SHUPENZË, BANORËT:U HELMUAM NGA UJI I PIJSHËM QENDRA SHËNDETËSORE JO TRANSPARENTE PËR NGJARJEN

Para disa diësht, u dencua nga banorët e Njësisë Administrative Shupenzë, të Bashkisë Bulqizë, se janë helmuar rreth 30 persona. Gazetari i Tv “Bulqiza” shkoi në vendngjarje për ta ndjekur situatën nga afër, ku kontaktoi me banorë të zonës dhe me familjarë të cilët kanë pasur persona të dyshuar për helmim. Të gjithë personat e intervistuar deklaruan se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm, pas dëmtimit të tubacionit të rrjetit të ujësjellësit dhe përzierjes së ujit të pijshëm me ujërat e zeza.Këtë dyshim të banorëve për helmim nga uji i pijshëm i ndotur, drejtori i Ujësjellësit të Bulqizës, Asllan Daxha, gjatë një bisede telefonike e ka kundërshtuar duke hedhur poshtë pretendimin se helmimi ka ardhur si pasojë e ndotjes së ujit të pijshëm. Por pamjet filmike të tubacioneve të lidhura në rrjetin e ujësjellësit të Shupenzës të lënë të dyshosh se burimi i helmimit të banorëve mund të vijë edhe nga këtu, pasi tubacionet janë të shtrira në kanalin anës së rrugës ku përzihen ujërat e bardha me ujërat e zeza.
Burime informacione bëjne me dije se Ndërmarrja e Ujësjellësit në Bulqizë, pas deklarateve të banorëve, ka marrë kampione të ujit të pijshëm në disa pika të rrjetit të ujësjellësit të Shupenzës dhe i ka dërguar për analizë pranë Qendrës shëndetësore Shupenzë. Nisur nga ky informacion gazetari ynë kërkoi të kontaktojë me bluzat e bardha të Qendrës shëndetësore në Shupenzë, për të ditur numrin e personave të helmuar dhe për të kuptuar shkakun e helmimit të tyre. Por nga ana e punonjësve të kësaj Qendre shëndetësore mungoi transparenca, duke e lënë publikun të painformuar plotësisht për shkakun e helmimit të rreth 30 personave në Shupenzë të Bashkisë Bulqizë.