• Basha shprehet ndër të tjera se për ata që nuk besojnë më se Rama mund të sjellë ndryshimin, të bashkohen me shumicën dërrmuese dhe të votojnë PD, Nr.9 dhe Aleancën për Ndryshim
“Ju përshëndes në fund të ditës time në Dibër. Qytetarët Janë të etur për ndryshim. Në fund të kësaj dite, pasi do vijoj me aktivitetet e mia në Tiranë. Dua t’i drejtohem qytetarëve shqiptarë se këto javë në udhëtimin tim nga jugu në veri, kam ndjerë etjen për ndryshim. 8 vitet e fundit kanë qenë vuajtje për popullin tonë. Të gjithë e kanë kuptuar se na duhet ndryshim rrënjësor. Aleanca për Ndryshim dhe PD, unë ju ftojmë ju të gjithëve që e keni të shtrenjtë Shqipërinë, ju të gjithë që besoni se ky vend mund të qeveriset ndryshe, që besoni tek transparenca, që besoni se paga minimale mund të rritet. Ju të gjithë që besoni se anëtarësimi në BE është garanci për suksesin e Shqipërisë dhe të familjeve shqiptare. Ju ftoj, për ju që besoni se Rama nuk mund të sjellë ndryshimin.
Aleanca për Ndryshim ju bën thirrje: Bashkohuni me ndryshimin e Shqipërisë. Pavarësisht bindjeve politike, bashkohuni me shumicën dërrmuese që duan të sjellin shpresën për ndryshim. Voto Nr.9 , bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton”, shprehet Basha.
Nuk mund t’i hapet me për herë të tretë dera një njeriu, i cili për 8 vite ka varfëruar shqiptarët
Basha në Burrel: Kemi një qëllim, ta kthejmë Shqipërinë tek pronarët e vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Burreli tha se qëllimi është që pas 25 prillit ta kthejnë Shqipërinë tek pronarët e vërtetë.
Në fjalën e tij, kreu i PD u shpreh se nuk mund t’i hapet me për herë të tretë dera një njeriu, i cili për 8 vite ka varfëruar shqiptarët.
“Pas 8 vitesh më shumë se kurrë rraskapitje, varfëri dhe papunësi, shqiptarët e kanë ndarë mendjen. Të rinj e të reja, burra dhe gra. Problemet kanë zgjidhje tek programi i PD. Kemi vetëm një qëllim, ta kthejmë Shqipërinë tek pronarët e saj të vërtetë. Më 25 prill ky bashkim i madh shpirtrash, i duhet dhënë përgjigje vetëm një pyetje, a mund të vazhdohet më kështu?
A do ja hapni derën për herë të tretë? Të bashkohemi për ndryshim. Të votojmë për familjet tona, për fëmijët, të votojmë numrin 9. Për ndryshimin. 8 vite vendnumëro, pa negociata, apo do më jepni mundësinë të hapim rrugën drejt Europës.
Jemi të ndryshëm në këto bashkime të mëdha, por një gjë na bashkon, etja për ndryshim. Le të ushtojë nga kjo trevë që i nxori themeluesit e shtetit modern shqiptar, të ushtojë thirrja bashkë për ndryshim. Të djathtë e të majtë, bashkë për ndryshim. Shqipëria fiton!”- tha Basha.
“Në mesin tonë janë edhe socialistët e zhgënjyer”/ Basha: 25 prillin do ta kthejmë në referendum. Rama i trembet…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha para mbështetësve në Klos u shpreh se me demokratët janë bashkuar edhe socialistët e zhgënjyer.
Basha u shpreh se tani ka ardhur ora e ndryshimit, ndaj ftoi të gjithë që në 25 prill të votojnë Partinë Demokratike.
Sipas tij 25 prilli do të jetë referendum, ku Shqipëria do të marrë kthesën e duhur dhe do ti mbyllet dera tranzicionit.
“E sotmja ka nisur në Dibër, Maqellarë, Bulqizë, Klos dhe ashtu si kudo tjetër është e pamundur të mos emocionohesh nga energjia e shqiptarëve, që nuk ka forcë ta ndalë. Tetë vite arrogancë, varfërim, 8 vite gënjeshtra nuk lahen me 8 javë sharje dhe baltosje. Koha për ndryshim, ora për ndryshim po afron.
Në mesin tonë nuk janë vetëm demokratët luftëtarët e demokracisë, qëndrestarët e shtetit të së drejtës, por edhe socialistët e zhgënjyer, të cilët janë bërë bashkë me demokratët për ndryshim.
Ndryshimi është përgjegjësi, është privilegj.
25 prilli nuk bëhet për një njeri apo për një parti. Por që të gjithë bashkë të hapim dyert e Evropës.
25 prillin do ta kthejmë në referendumin kur Shqipëria do të marrë kthesën e duhur dhe duke mbyllur derën e tranzicionit. Rama i trembet bilancit zero të premtimeve të pambajtura”, u shpreh ndër të tjera Basha.