MBRESA NGA DARDANIA

525

Në drekën e organizuar në “Çarshija e Jupave”, surprizë ishte dhënia e disa çertifikatave “Nderi i Shoqates Bulqiza” për njerëz të shquar, aktivistë bulqizakë: prof.dr. Islam Dauti; dr. Ajet Xhafa; dr. Hajri Mandri; dr.Jashar Demiri; ing.Sefedin Shabani dhe biznesmeni i suksesshëm Ing.Bukurosh Koçi

ERSILA BRUÇI
Kryesia e “Shoqatës Bulqiza” para pak ditësh bëri një eskursion në Dardani. Në ditën e parë udhëtuam Tiranë- Reps- Kalimash- Prizren- Krushë e Madhe -Gjakovë. Vizituam fabrikën Eurocrome sh.p.k Kalimash, i nvestim i bulqizakut Bukurosh Koçi, ku menaxher është i ng. Dorian Voka. i nvestim mbreslënes me teknologji bashkëkohore për pasurimin e kromeve të varfëra.
Në qytetin historik të Prizrenit vizituam “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, ku më 10 qershor 1878 u mblodhën përfaqësues nga paria shqiptare e Vilajetit të Kosovës në xhaminë Bajraklie për të ngritur një platformë si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të marra në Traktatin e Shën Stefanit. Në mbledhjen e parisë më 18 qershor u radhitën qëndrimet e mbajtura në një shkresë të vendimeve quajtur Kararnamé, që u firmos nga 47 përfaqësues të kazave të vilajetit, ku në krye janë firmat e i ljaz pashë Dibrës dhe Abdulla pashë Drenit. Në Kararnamé flitej për tërësinë territoriale të perandorisë Delegatët ngritën një organizim, Lidhjen e Prizrenit, që kishte fuqinë të vendoste taksa dhe të mobilizonte një ushtri. Lidhja u organizua në tre komitete, për Punët e Jashtme, për të Brendshmet dhe për Financat.

“KOPERATIVA BUJQESORE – KRUSHA”, KU PUNOJNË GRATË E DËSHMORËVE TË KRUSHËS
Vazhduam vizitën mbreslënëse në “Koperativa Bujqesore – Krusha”, ku menaxherja Farie Hoti na shpjegoi me emocion ngritjen e këtij aktiviteti, ku punojnë sot 50 gra të veja, që u janë vrarë burrat dhe shumë të afërm nga serbët në vitin 1999. Gjatë vizitës këtu u njohëm me arritjet e këtij kooperimi, llojet e prodhimeve për përpunimin e specit e zarzvateve të tjera dhe sukeset në treg ku shitja e prodhimeve i shte 100 %. Në bisedë aty na njohën me mbështetjen që ju ka dhënë z. Qemal Minxhozi për ngritjen e këtij biznesi.

ME NE NË GJAKOVË EDHE AMBASADORI QEMAL MINXHOZI
Në Gjakovë ekipit tonë i u bashkuan Ambasadori i Republikës Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi dhe Dr. Ajet Xhafa, djalë bulqizak i suksesshëm në fushën e mjeksisë. Në drekën e organizuar në “Çarshija e Jupave”, surprizë i shte dhënia e disa çertifikatave “Nderi i Shoqates Bulqiza” për njerëz të shquar aktivistë bulqizakë, prof.dr. Islam Dauti; dr. Ajet Xhafa; dr. Hajri Mandri; dr.Jashar Demiri; ing.Sefedin Shabani; dhe biznesmeni i ng.Bukurosh Koçi. Mbasdite vizituam “Fabrikën e pasurimit të kromit në Devë”, ku biznesmeni bulqizak Bukurosh Koci na njohu me punën në këtë fabrikë bashkëkohore të vendosur vetëm 6 km afër Gjakovës. Fabrika ka qenë e djegur krejtësisht dhe është rindërtuar e vënë në funksionim duke zbatuar teknologji të përparuar bashkëkohore.

NATYRA E VIRGJËR, ATY KU BURON UJI I DRINIT TË BARDHË
Në ditën e dytë vizitat vazhduan në drejtim të Deçanit e Pejës, ku ndaluam në resortin turistik të burimit të Drinit të Bardhë. Natyra e virgjër, ujrat e kthjellët, freskia e gjelbrimit i shin relaksuese për vizitorët e shumtë nga trevat shqiptare e të huaj. i shte e veçantë vendi ku fillonte të buronte uji i kristaltë i lumit Drini i Bardhë, dhe shpella mijëra vjeçare e Radavcit, që mbrohej me ligj nga viti 1983.

NË PREKAZIN HISTORIK KU PREHEN LUFTËTARËT E LIRISË TË FAMILJES JASHARI
Vizita vazhdoj në Prekaz, ku u njohëm me masakrën famëkeqe mbi Prekaz të njësisë speciale të Serbisë me 5 mars 1998, mbi familjen e Jasharajve në përpjekje për të kapur ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në këtë operacion udhëheqësi i UÇK-së Adem Jashari, vëllai i tij Hamzë Jashari dhe 58 anëtarë të familjes Jashari ranë për lirinë e Kosovës. Vizita tek muzeu, busti i Adem Jasharit, shtëpitë e ruajtura në gjendjen që i la lufta ku humbën jetën 58 anëtarë të kësaj familje që prehen në varrezën e dëshmorëve të lirisë në Prekaz, të lenë emocione të dhimbëshme kur kujton se sa e shtrenjtë është LIRIA.

TAKIMI ME MJEKUN E SUKSESSHËM DR. AJET XHAFA
Në Prishtinë u pritëm nga mjeku i talentuar bulqizak, dr. Ajet Xhafa, i cili na njohu me përpjekjet e tij të vazhdueshme për ngritjen në një nivel të lartë bashkëkohor kryerjen e operacioneve të urologjisë në Spitalin Amerikan në Prishtinë ku ai punon prej 10 vitesh. Duke rrugëtuar nëpër Dardani arrin të shohësh bukuritë e rralla natyrore por edhe përpjekjet mbreslënëse njerzore për zhvillimin në çdo cep në fshat e në qytet. Përfunduam vizitën duke u ndjerë të lumtur për Dardaninë tone, që e pamë në rrugën e drejtë të zhvillimit e të ngritjes së mirëqenies.