FAMILJA KOÇI, NJË NDËR ATO QË I KA DHËNË SHUMË MINIERËS

445

Për ta bërë sa më jetësor filmin, skenaristi Cukalla dhe regjisori Pepo kanë bërë pjesë të qënësishme të tij edhe Familjen Koçi të Bulqizës, një ndër familjet e këtij qyteti, apo të zonave përreth që i ka dhënë shumë minierës. Madje, po të bësh apel njerëzit e kësaj familjeje që kanë kontriubuar me vite e dekada në miniere…bëhen gati një brigadë e tëre.
Filmi tregon për Hasan Koçin që ishte njëri nga minatorët e prodhimit, i mirënjohur në gjithë minierën, për Qemalin dhe Dilaverin që shquheshin si minatorë të punimeve minerare. Po ashtu flitet për Hysenin që ishte gjithnjë i gatshëm të paraqitej ku të ishte nevoja: në prodhim apo punime minerare. Flitet edhe për Sabriun që ka qenë brigadier. Të gjithë kanë dalë në pension si punëtore miniere.
Ndërsa ISUF KOÇI, nuk harrohet kurrë. Në këtë film ai pasqyrohet me foto e pamje filmike si drejtori që drejtoi me zotësi dhe solli veç të mira për njerëzit si drejtues i bujqësisë dhe themelues i fermës në Fushë Bulqizë. Populli i Bulqizës e ka përjetësuar në memorin e tij Isufin. Edhe në këtë dokumentar, si edhe, në oda burrash, evente e takime, pohohet se djalë si Ai, nuk i vjen më Bulqizës. Po. Ai ishte dhe mbetet simboli i vlerave më të mira njerëzore dhe intelektuale, mishërues dhe përçues i mençurisë dhe urtësisë dibrane. Këto virtyte e shoqëruan si kuadër dhe drejtues shembullor, qoftë në ish – kooperativën bujqësore dhe në Fermën e Fushë Bulqizës, të cilën e drejtoi me kompetencë e profesionalizëm deri në fundin e sistemit monist. Filmi dokumentar i regjisorit Pepo sjell shembuj që kur drejtonte Isuf Koçi, kooperativa dhe ferma patën nivelin më të lartë të zhvillimit të të gjitha kohërave.
Në atë shtëpi karakteristike dibrane, Hajdar Koçi prezantohet si një tjetër pjestar i familjes së madhe Koçi. Një shtegtar i veprave të ekonomisë shqiptare që ka punuar në hidrocentralet e para, si në atë të Selitës, Ulzës etj. Më pas filloi punën në minierën e Bulqizës si mekanik i minierës, përmbi 30 vite, deri sa doli në pension.
Nga gjiri i kesaj familje tregohen në film dhe një skuadër djemsh e burrash të rinj në moshë, që punojnë në minierë apo në Fabrikën e Pasurimit të mineralit, si Hazizi, Ruzhdiu, Xhevahiri, Uka, Inxhinier BUKUROSH KOÇI, që eshte sot sipërmarrës i Fabrikës së Pasurimit të kromit në Bulqizë. Është vërtetë impresionuese intevsita e tij në këtë film.