Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza në aktivitete të larmishme

671

Pregatiti: Bashkim LamiKryetar ekzekutiv i shoqatës

Kryesia e “Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza” ka vazhduar veprimtaritë e saj me aktivitete të ndryshme në zbatim të synimeve për të mbajtur lidhje me komunitetin e trevave të Bashkisë Bulqizë duke bashkëpunuar edhe me institucione e shoqata të tjera të këtyre zonave. Me datë 9 qershor 2023, u organizua në Tiranë një mbledhje e hapur e kryesisë së “Shoqatës Bulqiza” me intelektualë të shquar të fushave të ndryshme, që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në profesionet e tyre në Bulqizë.
Nga kryesia u paraqit përpara pjesmarrësve një informacion i detajuar mbi aktivitetet që ka zhvilluar shoqata dhe synimet në të ardhmen e afërt. Bashkëbisedimi ishte shumë konstruktiv dhe u shpalosën nga pjesmarrësit mendime dhe ide të rëndësishme, që lidhen me zhvillimin e Bulqizës në shumë fusha si dhe evidentimi i vlerave historike, organizative e të biznesit duke njohur edhe problematikat aktuale të komunitetit. Hapi takimin presidenti i “Shoqatës Bulqiza” prof.dr.Islam Dauti, që uroi mirëseardhjen pjesmarrësve, duke vlerësuar rëndësinë që ka kontributi vullnetar që na mban edhe më afër me vendlindjen tone, duke njohur gjëndjen aktuale dhe duke debatuar rreth synimit që të bëjmë diçka që na mban të afruar me njëri tjetrin dhe me Bulqizën prej nga vimë. Kryetari shoqatës Bashkim Lami paraqiti me detaje ecurinë e funksionimit të “Shoqatës Bulqiza” dhe synimet për të ardhmen.
Dr. shkenc. gjeografike Adriatik Balla, zv/kryetar i Shoqatës ndoqi me vemendje pyetjet e diskutimet e pjesmarrësve në këtë takim të hapur, që na bën të ndjehemi mirë kur shtohen rradhët e kontribueve të interesuar për arritjet dhe problemet që ka ai komunitet ku ne kemi të afërmit, shokët e miqtë tanë, që nuk mund ti harrojmë.
Prof.dr Gafurr Muka tha në fjalën e tij, se është e nevojshme dhe e domosdoshme që studentët nga trevat e Bulqizës të marrin pjesë në forma të ndryshme në aktivitetet e shoqatës, ku mund të fitojnë një eeksperiencë positive për të qenë të lidhur me komunitetin prej nga vijme të gjithë.
Mjeshtri i Madh, shkrimtari e publiçisti Halil Rama vuri theksin tek lidhja e bashkëpunimi me shoqatën e “Intelektualëve dibranë”, “Bashkësia dibrane”. “Kalabardha”, “Gryka e Madhe”, “Gryka e Vogël”, “Martaneshi”, etj.
Beznesmeni pronar i TV Bulqiza Edmond Isaku dhe mësuesi Mehdin Karaj ngritën zërin për organizimin e një feste masive, që do bashkonte banorët e trevave të Bulqizës në një ditë të veçantë, ku të shpalosen vlerat historike, kulturore, artistike, etnografike dhe traditat më të bukura të fshatrave të asaj zone.

Plani i aktiviteteve të shoqatës për vitin 2023
Nën drejtimin e sekretarit ekzekutiv të shoqatës, Hamit Dërvishi, u paraqit plani i aktiviteteve të shoqatës për vitin 2023, ku përfshihen takime me përfqsuesit e Këshillit dhe të administratës së Bashkisë, njohja me problematikën e sindikatave lidhur me statusin e të drejtat e minatorëve, takime me përfaqësues të biznesit, që mund të bashkëpunojnë për të mbështetur disa aktivitete që janë në dobi të komunitetit për probleme të ndryshme.
U trajtua organizimi i një simpoziumi shkencor në këtë vit të 75 vjetorit të minierës dhe të qytetit Bulqizë. Do të kemi një aktivitet me krijuesit e rinj në shkollat 9-vjeçare e të mesme të Bashkisë Bulqizë; vlerësimin e njerëzve të shquar që kanë dhënë contribute të paharruara gjatë punës e jetës së tyre në Bulqizë dhe do të organizohen eskursione e festa me pjesmarrje të komunitetit në bashkëpunim edhe me institucinet shkollore e social kulturore.
Z..Medin Karaj, drejtor i departamentit të oranizimit, shtroj disa probleme të organizimit për shtrirjen e veprimtarive të shoqatës Bulqiza në terren dhe në grupet shoqërore që na mbështesin në qytete e vende të tjera ku jetojnë anëtarë të komunitetit me prejardhje nga trevat e Bulqizës.
Në këtë takim u bë dekorimi me çertifikatën “NDERI i SHOQATËS ATDHETARE KULTURORE BULQIZA” i disa intelektualëve të shquar që kanë dhënë kontributin e tyre për shumë vite në Bulqizë dhe në vende të tjera të Shqipërisë, duke u bërë shembull si qytetar model dhe profesionist të shquar, që mbajnë lart dashurinë e tyre për vendlidjen tonë, Bulqizën, si Gafurr Muka; Hamit Dervishi; Halil Rama; Edmond Isaku; Naile Karaj; Ylvije Cani; Nafije Jella; Rudina Spahiu; Ikbali Lami; etj. U theksua se kryesia e kësaj shoqate do të evidentoj dhe nderoj edhe njerës të tjerë të shquar në fusha të ndryshme të profesioneve e detyrave shoqërore të rëndësishme në dobi të komunitetit duke mbetur të paharruar e shembull për brezat e ardhëshëm.
Takimi u mbyll me një koktej modest ku pjesmarrësit bënë biseda të lira për të evokuar histori të bukura jetësore që lidhen me jetën e tyre të përditëshme.
Shoqata Bulqiza nderon me certifikata figurat e shquara të qytetit

Lidhja me qytetit dhe nxjerrja në pah e vlerave të tij ishin tema kryesore e diskutimeve, ku pjesëmarrësit ishin të mendimit se historia e Bulqizës duhet të shkruhet dhe t’u lihet si trashëgimi brezave. Gjatë kësaj mbledhje që zgjati më shumë se 90 minuta u diskutua se si do të organizohet shoqata për të ardhmen dhe çfarë aktivitetesh duhet të organizohen që lidhja me qytetit të jetë prezente.
Pas diskutimeve konstruktive u vendos që të gjithë të bëjnë kërkime dhe të dërgojnë artikuj të ndryshëm për të promovuar qytetin dhe të jenë si një dëshmi e së shkuarës për të ardhmen.
Po ashtu u përqafua dhe propozimi që në vitin jubile të 75-vjetorit të minierës, të organizohet një festë dinjitoze dhe kjo festë të kthehet një traditë për qytetin. Nuk munguan dhe planet për aktivitet kulturore dhe turistike për të pasur sa më shumë takime që do shërbejnë për të forcuar lidhjet mes anëtarëve.
Në fund shoqata nderoi me certifikata mirënjohje disa prej figurave që kanë dhënë kontribute për vite me radhë për Bulqizën dhe Shqipërinë. /btvnews.al

Zhvillohet pelengrinazhi i
përvitshëm i Ballem Sulltanit, të pranishëm mijëra besimtarë

30 Qershor, 2023 – Qindra besimtarë dhe besimtare nga e gjithë Shqipëria që i përkasin fesë bektashiane kanë shkuar për të festuar në vendin e quajtur Ballem Sulltan, të njësisë administrative Martanesh të rrethit te Bulqizës, ku është bërë peligrinazhi i përvitshëm botëror i cili festohet me 29 qershor të çdo viti. Besimtarë dhe besimtare janë ngjitur drejt vendit të shejntë i Ballem Sulltanit të cilët kanë ndezur qirijnj duke shprehur lutjet e tyre. Në këtë pelegrinazh ishte i pranishëm kryegjyshi botëror DEDE Etmond Brahimaj, kryetarja e Bashkisë Bulqizë Festime Mjeshtri dhe shumë Baballarë të Tyrbeve nga e gjithë Shqiperia.
Në fjalën e tij kleriku i madh Dede Edmond Brahimaj tha se është pikërisht ky vend i shenjtë që na largon enegjitë negative dhe na bën të reflektojmë duke marrë uratat e njëri tjetrit.
Ndërkohë Edmond Brahimaj kërkoji që të lutemi që bota të këtë paqë dhe jo luftë siç po ndodh me Ukrainën dhe Rusinë. Edhe babai i teqesë së Ballenjës Hysni Shehu përshëndeti pjesëmarrësit në këtë peligrinazh që zhvillohet çdo vit në këtë vend të bekuar.
Kryetarja e Bashkisë Bulqizë Festime Mjeshtri në fjalën e saj përshëndetëse u shpreh se Bashkia me mbështetjen e qeverisë do ta kthejë Martaneshin në një antraksion turistik për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.
Në mbyllje të këtij peligrinazhi dhanë për mikrofonin tonë mesazhet e festës edhe Baba Mondi, baba Hysniu e besimtarë të tjere.
/btvnews.al