Kryebashkiakja Festime Mjeshtri inaguroi Qendrën Komunitare Multifunksionale

453

Kryebashkiakja Znj.Festime Mjeshtri inaguroi më 31 tetor 2023 Qendrën Komunitare Multifunksionale.
Nga janari i vitit 2023, Terre des hommes – Albania dhe UNICEF Albania me mbështetjen financiare të qeverisë Britanike (British Embassy Tirana ) po implementojnë projektin “Ngritja e rezistencës parandaluese dhe shërbimet e reagimit të menjëhershëm për fëmijët viktima të trafikimit dhe formave të rënda të dhunës” në bashkinë Bulqizë.
Qëllimi i këtij projekti është të përmirësojë qasjen në shërbimet sociale komunitare për të parandaluar dhe ofruar shërbime mbrojtëse për viktimat potenciale të trafikimit. Kjo përfshin ofrimin e masave parandaluese për komunitetet në rrezik, me një vëmendje të veçantë te të rinjtë dhe popullsia e pafavorizuar.