Pse Hamit Koçi, për bulqizakët dhe jo Vetëm, ishte dhe mbetet i pavdekshëm?

91
  • Hamit Koçit, në çdo odë burrash, në Bulqizë dhe jo vetëm, i lirohej qoshja. Zgjidheshin yzmetçijtë tek ajo dhomë ku ulej  Ai

 

U njoha me jetëshkrimin e Hamit Koçit shkruar me aq kulturë e kompetencë nga Halil Rama dhe, më pëlqeu. U ndjeva i vlerësuar që, Halili, më kërkonte mendim, para se të botohej. Dhe ja mendimi im: Tek ky jetëshkrim (që për mua është studim) i të pavdekshmit Hamit Bajram Koçi, ndesha befasi që, unë, nuk i dija. Ndaj dhe, u mrekullova, sidomos, me pasluftën.

Po pse për bulqizakët dhe jo vetëm, Hamit Koçi ishte dhe mbetet i pavdekshëm? Sepse, sipas të vjetërve, as Bajram Koçin i Vjetër që luftoj në Betejën e Drinit (1840), as Isufi i Vjetër (që luftoj në krah të Sheh Fejzës në Xixull), as Bajram Koçi i ri, që bëri 9 vjet luftë me krajla (1912- 1921), as Hamit Koçi, që e filloi luftën në shtator 1942 (nën komandën e Dali Ndreut), nuk ishin  “luftëtarë katundi”, por të “Mbrojtjes Komëtare”, ku pjesë  ishte edhe  çeta e Vajkalit, dy lagje të së cilës i komandonte Bajram Koçi.

Asllan Keta, Latif Përkola e Hamit Koçi, në Br 18 S, në përbërje të së cilës luftuan, nuk ishin luftëtarë katundesh por të UNÇl. Ndaj, nëse ndjekim kalendarin histoik të ngjarjeve, gjejmë:

 

BULQIZAKËT E “KOHËS SË HAMIT KOÇIT”

Kur u krye aksioni Luftarak tek “Gurët e Skënderbeut” kundër postës italiane’’ (adresuar për tek Nën Prefetura e Zerqanit), ishte shtatori i vitit 1942 që, shënonte një nga aksionet e para kundër fashizmit dhe këtu, edhe bulqizakët e “Kohës së Hamit Koçit” me çetën e tyre.

Kur mori pjesë në aksionin e “Gurëve të Skënderbeut” dhe “rimarrjen e minierës” nga konçensionari Italian, Hamit KOÇI ishte 22 vjeç.

Kur, me Dekret, u anullua konesioni (1945) dhe miniera kaloj në vartësi të shtetit shqiptar (me akt themelimi dhe staus juridik, ku cilësohej dhe kapitali themelor) Hamit Koçi ishte 25 vjeç dhe, i sapo dalë nga lufta me bashkëluftëtar  dhe komandant Dali Ndreun, qysh në vitin 1942.

Ky kalendar ngjarjesh, përkon dhe me një dëshmi të rrallë të Ramadan Ketës, bashkëkohës me Hamit Koçin, por  një vit më i vogël se ai.

Pse e quaj dëshmi të rrallë? -Sepse më përkon me burimet historike dhe arkivore dhe, kjo përputhmëri, i jep dëshmisë cilësinë e provës së tretë.

Pse u persekutua Hamit Koçi pasi kishte mbaruar lufta

dhe Ai, jo vetëm doli gjallë, por edhe fitimtar?

Dëshmitarë okularë e protagonistë në ngjarje arsyetojë se: “Në Bulqizë, pas lufte, mbasi kishin rënë deshmorë Asllan Keta dhe Latif Përkola, nga të gjallët, më i vlerësuari mbeti Hamit Koçi. Veç Hamitit, koçallarët, si fis, njiheshin historikisht për traditë luftarake në shekuj dhe kjo njihej edhe nga personalitetet e larta të pasluftës si: Haxhi Lleshi dhe Dali Ndreu. Por, kur karrikja e Minstrit të Brendshëm do kalonte nga Haxhi Lleshi tek Koçi Xoxe dhe, dhërbimet sekrete serbe kotrollonin gjithë institucionet, vjen iformacioni se, Bajram Koçi, bën veprimtari kundër pushtetit popullor, e për këtë do të dëmohej me 15 vjet burg.(Bëri vetëm tre dhe u lirua me pafajësi). Sipas Bajram Koçit, 9 vjet luftë me serbët na shkoj kot, sepse, Tito, atë që nuk na e mori me pushkë, na e mori me tradhëti. Kush tradhëtoj? Kjo, ishte në thelb, akuza.

Kur Bedri Spahiu, i deleguri i Byrosë Politike për pravijat e ushtrisë, i kërkon se cilin do propozonte për në divizionin e Gjirokastrës, për prapavijën, Dali Ndreu, mes dhjetra kuadrove të vartësisë direkte, do ndalonte gishtin tek një emër i përveçëm: Hamit Koçi! Arsyetimi i propozimit  ishte: “E njoh në beteja luftarake që në shtator 1942. Nga viti 1943, partizan në Br. 18S. Ka “laps të hollë”. Nuk e njeh tradhëtinë. Unë, nuk kam kandidaturë më të besuar se ai”. I bindur në kët ërasyetim Bedri Spahiu firmos  emërimin e Hamit Koçit. Nga  ky moment, nga dibranët, në shërbimin logjistik të ushtrisë shqiptare, mbas Dali Ndreut, renditej Hamit Koçi nga fshati Vajkal (i Bulqizës). Por shpallja e Bedri Spahiut dhe Dali Ndreut  “armiq të Pushtetit Popullor”, të cilët kishin vlerësime pozitive për Hamit Koçin, renduan mbi të, në vitet që pasuan. Gjithsesi, përsëri, ju besuan gjithnjë detyra të rëndësishme ekonomike, aty ku ishte intersi më i lartë. Ndër to dhe Hidrocentrali i Shkopetit, ku gjithë mbështetja logjistike ishte e përqëndruar në qytetin e Ulzës.

 

SI E KUJTOJ UNË HAMIT KOÇIN?

Kur vëllai im, në atë kohë kthehej nga një seminar për kontabilitetin nga Tirana (Ministria e Industri Minierave), në kthim për në Bulqizë, im vëlla, shkon për mik, në Ulzë, tek Hamit Koçi. Në kthim, Hamiti, mbasi  kishte dëgjuar nga im vëlla se kisha dëshirë për shkollë, pa më njohur fare, më sjell dhuratë një çantë librash, disa fletore dhe një kuti lapsash me ngjyra, me shënimin: “Për ty, Hamiti!” Ky ishte kujtimi i parë i imi për Hamit Koçin, kur ai ishte Drejtor në Ulzë dhe na solli çantat bashkë me paisjet. Pastaj e kujtoj me Mexhit Shehun, Kamber Duriçin, Ramadan Ketën dhe elektriçist Mexhit Balën.  Hamiti, bashkë me Ece Xhimitikun, diskutonin se nga do vinte linja e dritës elekrike për Vajkalin, nga motorrat (Gjeologjia) deri tek Duriçet, Allmetet, Mashnora dhe Koçallarët  (si fillim). Pastaj lagjet e tjera (Sallake dhe Alije). Aty kam fiksuar, me kuriozitetin dhe përqëndrimin e një fëmije, llojin e makinës që kishte Hamit Koçi. Kur dola oficer në vitin 1967, në FUD, pashë të parkuar po atë llojë veture që kisha parë tek Hamit Koçi.  Më thane se kjo ishte makinë e të ndjerit Myslim Keta dhe ishte prodhim amerikan.

Ja dhe një fajt tjetër: – Ku dinim neve çështë regjistrim kadastral i trojeve në “Djerr Kercuni”, sot lagja “Gjeologu”- më thoshte Ramadan Keta, po mos na orintonte Hamit Koçi? Ai, udhëzoj Mexhit Shehun, Kamber Duriçin se nga duhej filluar. Se, për çështje ekonomike, – sipas  Latif Shehut,  Hamit Koçi,  kishte  shok vetëm veten. Njihte ligjet në majë të gishtave. Ishte Kamberr Duriçi që ndoqi problemin sipas orientimit ligjor që rekomandoj Hamitit dhe u regjistruan troja në qytetin e vjetër, qysh në vitin 1952, ende pa u miratuar vija e verdhë e Qyrtetit në vitin 1960, një rast i rrallë në shkallë vëndi.

Hamit Koçit, në çdo odë burrash, në Bulqizë dhe jo vetëm, i lirohej qoshja.  Zgjidheshin yzmetçijtë tek ajo dhomë ku ulej  Ai.

Shkolloj fëmijët, me gjithë kufizimet e kohës. Dhe nëse Hamit Koçi, shkroi pavdeksinë e vet, “fruti” ishin ata katër djem, secili më i mire se tjetri: Isufi, Uke Kadriu dhe Bukuroshi. Sot, i biri Hamit Koçit, Bukuroshi është lider në Ballkan në idustrinë minerare të fabrikave të pasurimit (të kromeve të varfëra),  me tre të tilla: Bulqizë, Has dhe Kosovë. Ai, zotëron me leje minerare, disa vendburime si në Cërruë, Ternovë dhe jo vetëm.  Kur pyesin se cilës periudhe i pëkasin këto investime, populli përgjigjet thjeshtë: Këto janë‘ “të kohës së Bukurosh Koçit”. Pleqtë, parapëlqenjë t’i quajnë:  Këto janë të djalit të vogël të Hamitit.