Homazh për mësuesit e Zerqanit

2689

Habibe SHEHU*

I madhi Konica shkruan: Ai popull që nuk njeh të shkuarën e tij mbetet fëmijë pa mend.
E sigurt që ky citat nuk identifikon tematikën për të cilën dua të flas e për lexuesit që dua t’ju drejtohem sepse jam e bindur që gjithmonë fjala arsim për zonën time të zemrës do të thotë veprimtari e një elite të bashkuar, popullatë e mësues për t’u bërë pjesë e një komuniteti vleror, Krahina e Zerqanit, ZONË ARSIMDASHËSE.
Besoj që një koncept i tillë i risjellë në vëmendje nga unë, ish mësuese ka ndihmuar, ndihmon e do të ndihmojë brezat për rëndësinë e njohjes së historisë së prejardhjes së arsimit në zonën tonë, për të kuptuar peshën e kësaj vlere sot e për t’ju drejtuar të rinjve për të marrë përsipër përgjegjësinë e kësaj peshe si trashëguesit dhe bartësit e drejtpërdrejtë të këtij emërtimi. E justifikueshme nga unë kjo nostalgji po besoj që bashkohen shumë prej jush. Do t’ju ofroj dhe njëherë mundësinë që përmes së shkuarës, të rikthehemi për të nderuar dhe njëherë rrugëtimin e zhvillimit të arsimit ne ZERQAN, si homazh sepse me mua bashkohen breza të shumtë mësuesish, ish-nxënësish e bashkëfshtarësh të cilet kujtojnë me nderim e respekt plejadat e mësuesve të parë.
Hapja e shkollës së parë në Zerqan më 14 Mars 1893 nga Sheh Sula, mbetet një shembull i gjallë i patriotizmit të kësaj zone. (Sundimi turk, nuk lejonte të hapeshin shkolla shqipe.)
“Në këtë kohë u hapën në Dibër 11 shkolla të tjera shqipe” – pohon i madhi ynë në Stamboll, Sami Frashëri.
Shkolla të fshehta u hapën në vazhdim në Peladhi nga Sadik Kamberi, që solli abetare të fshehura në bukë nga Stambolli, në Godvi nga Ramiz Daci, në Krajkë nga Sheh Mustafa Dervishi, në Strikçan nga Hasan Okshtuni e Abaz Lala, në Sopot nga Ali Hyka e Hoxhë Moglica. Krenari e respekt për këta burra që në mes të dhunës osmane, u bënë pishtarët e parë që futën rrënjët për dashurinë e mësimit të Gjuhës Shqipe.
Këtë e vërteton edhe Konsulli Austriak më 1902: – “U binda se vërtet kishin mësuar shkrim e këndim në Dibër nga këto shkolla mbi 300 dibranë.”
Në vazhdim të dhunës osmane më 1910, u rihap shkolla në Zerqan nga Sheh Sula. Përsëri u rihap më 1912, nga Mustafa Sula. Pushtuesit u ndryshuan disa herë por shkollat nuk u harruan. Më 1916-1918 u rihap shkolla me mësues normalistin, Riza Shehu.
Më 2 Maj 1921 u hap shkolla për të mos u mbyllur më. Mësuesit kanë qënë Ramiz Alliu, Qamil Shehu.
Në këtë shkollë arsimi fillor u bë i detyruar. Nxënësit vinin nga e gjithë zona e Grykës së Madhe nga fshati Zerqan, Sopot, Valikardhë, Peladhi, Godvi, Krajkë, Safraçan e Strikçan. Sjell në vëmendje emra mësuesish të përkushtuar si: Imerr Leksi, Behie Cesula, Fetah Hajdini, Jonuz Shehu, Shaban Arra, Thanas Braçova, Fadil Hoxha, Shaban Ostreni, Syrja Spahiu, Bexhet Hoxholli, Munir Shehu, Esat Mezelxhiu, Sabrije Boletini, Kovi Baja, Artemis Pepa, Thomoida Grabocka, Eleni Todri, Adem Shehu, Shaqir Duka, Arjeta Bebetasi, Shaban Shaholli,Vitore Kuka, Muhamet Ohri, Qamil Skuqi, Beqir Kllejka, Mendu Shikulli, Shyqyri Skënderi, Selim Alliu, Subi Dedaj, Ibrahim Kuka, Abdi Haxhiu, Erifili Tavanxhiu, Hidër Manjani, Hysen Shehu, Ramazan Kuka, Xhemal Nori, Tofik Balla.
Kujtoj mësuesit e shkollës fillore Godvijë : Isuf Fiku, Tomorr Starova, Jorgji Jani, Tahir Hado.
Në Shtatorin e vitit 1946 u hap Shkolla Unike (7-vjeçare) në Zerqan me 12 nxënës.
Në vitin 1947-1948 u regjistruan 36 nxënës. Në këtë shkollë u angazhuan emra të tillë mësuesish si: Surja Bilali, Ruzhdi Kraja, Bari Rusi, Muharrem Tançi, Ali Puca, Idriz Biba, Ramazan Kthupi, Haki Tahiri, Xhetan Ndreu, Halim Shehu, Mustafa Shehu, Riza Novaku, Skënder Sharku, Shyhrete Sharku, Gafurr Dervishi, Myslim Brata, Lutfi Hanku, Pëllumb Lala, Bardhul Elmazi, Jashar Kamberi, Xhetan Manjani, Remzi Dema, Arif Ceka, Xhemile Gurra, Isuf Xhaferri, Riza Gurra, Izet Kola, Fadil Shehu, Habibe Shehu, Bukurije Gjoka, Riza Sejdi, Rexhep Hysa, Haxhere Allushi, Bedrije Dani, Latif Okshtuni, Hysen Bica, Valentina Lala, Xhaferr Alla, Vangjelina Lika, Zemrije Lika, Islam Hysa, Sali Fejza, Izet Alku, Meleq Kaloshi, Hasan Gjura, Sinan Bitri, Dail Halilaj, Ismail Llagjaçi, Selim Hoxha, Medi Ceka, Bujar Novaku, Rrahman Selimi, Hysen Likdisha, Fiqiri Myrtezai, Kasem Kaleci, Tomorr Dani, Miftar Lami, Hazbie Navaku, Skender Hidri, Remzie Lleshi, Behar Pepa, Qemal Sedi, Arta Lika, Muharrem Bardha, Bujar Shehu, Bardh Cesula, Makbule Shehu, Behie Shehu, Diamant Zogu, Veiz Allushi, Rakip Allushi, Sali Cemeta, Naim Xhaferri, Astrit Zogu, Fatbardha Dervishi, Arbana Xhaferri, Elvana Allushi, Afrim Meta, Lavdrim Beqiri, etj. të cilët i shërbyen devotshëm zonës, për të trashëguar emrin breza arsimdashës.
Disa prej këtyre i kam pas mësuesit e mi që i kujtoj me dashuri e respekt të madh, disa shokë klase e që më vonë u bëmë kolegë pune, si dhe me nxënësit tanë që sot janë në pension e vazhdojnë punën.
Homazh, homazh i merituar të cilin brezat e sotëm e të nesërm do ta përsërisin përjetësisht, kurse përmes punës krijuese e publicistike do ta fiksojnë si thesar në monografinë e ardhshme arsimore dhe enkas në enciklopedinë e arsimit në Zerqan e më gjërë.
Le të prehen të qetë këto Rilindas e Atdhetarë Normalistë të Pedagogjikes e gjimnazistë të paharruar që kontribuan në dhënien e mësimit të gjuhës shqipe në vend.
Më pëlqen që në këtë shkrim, duke ndjerë afër gjithsecilin prej atyre që lartpërmenda, ktheva dhe njëherë vemendjen të fryma e shkollës, që brezat e sotëm të bëhen të vetëdijshëm për rolin e të shkuarës në këtë proces, promovimin e kësaj të shkuare, në hapësirën kulturore të kohëve të reja.
Janë të shumta fjalët që dua të shkruaj për këto mësues (ndjese per ndonje emer qe nuk kam arritur ta kujtoj). Kam obligim të shkruaj për mësuesin Gafurr Dervishi, një njeri i veçantë për mua, me rastin e 90-vjetorit të lindjes e 58-vjetorit të vdekjes.
Gafurr Dervishi ka lindur në Krajkë në vitin 1929. Rrjedh nga një familje e mirënjohur e fisit Dervishi të Teqesë së Krajkës, e cila karakterizohet për tradita të mira atdhetare fetare, virtyte që i trashëgoi edhe Gafurri.
Nga viti 1936 deri në vitin 1941 Gafurr Dervishi ka vazhduar shkollën fillore (plotore) në Zerqan, të cilën e kreu me sukses duke u shquan për rezultate të larta në mësime dhe për sjellje shembullore në shkollë e jashtë saj. Fitoi të drejtën për të ndjekur shkollën Normale në Elbasan, ku vazhdoi mësimet rregullisht nga viti 1941-1943 por për shkak të luftës, u shkëput dhe u inkuadrua me forcat partizane të Brigadës 18 Sulmuese.
Në përleshje me forcat armike, në Bicaj të Kukësit, më 1944 plagoset rëndë, efektet e së cilës i pati gjithë jetës.
Në vitin 1945-1946 u emërua në punë në Peshkopi, pastaj u emërua mësues ku ka shërbyer pa shkëputje nga viti 1946 e deri në vitin 1961 në shkollat e këtyre fshatrave:
Në Koçaj (Bulqizë) shkollë fillore 1946-1947, Zerqan në vitet 1947-1949, Godvi në vitet 1949-1952, Tuçep në vitet 1952-1956, Dushaj Bulqizë 1956-1957 dhe në Zerqan në vitet 1957-1961.
Gafurri u nda nga jeta papritmas aksidentalisht më 25 Gusht 1961 në kohën kur po përgatitej për të vazhduar shkollën e lartë të kuadrove të arsimit.
Ka qenë një nga veprimtarët e parë që ka punuar për realizimin e detyrave që shtronte reforma arsimore e vitit 1946-1952 për arsimin fillor e 7-vjeçar të detyruar, për masivizimin e formimin e shkollës, për zhdukjen e analfabetizmit dhe kryerjen e fushatave të tjera arsimore me karakter ekonomik, edukativ e kulturor, duke ndihmuar jo vetëm në shkolla, por edhe në emancipimin e shoqërisë në fshat. Për kontributin e dhënë si luftëtar, i dalluar, mbante dekoratën “Medalja e Çlirimit” si dhe fletë lavdërimi.
Baze reference për shkrimin tim u bënë artikujt e të ndjerit Isuf Xhaferri të cilin e kujtoj vërtet me vlerësim e respekt, për të gjithe atë emër, përkushtim intelektual që i dhuroi arsimit të zonës, si dhe z. Destan Rama, njeri vërtet mirënjohës e vlerësues për vlerat që i transmetuan brezat e mëparshëm në profesionin e bukur të mësuesit.
Me nderim e vlerësim për të gjithë ata për të cilët fola më sipër (ish mësues në fshatin Zerqan), për të gjithë ata mësues që ecin të sigurtë sot në trasenë shtruar nga ata ish mësues, po dhe mirënjohje për të gjithë ata ish nxënës dhe prindër që me bënë ta dua aq shumë profesionin e mësuesit, e që dhe sot më thërrasin mësuese.

*Ish mësuese,1951-1987