“Nderi i Qarkut Dibër” për heroin e atdheut Artan Cuku

1183

Këshilli i Qarkut Dibër i jep titullin “Nder i Qarkut Dibër” drejtuesit të policisë Heroit të atdheut Artan Cuku. Në ceremoninë për dhënien e titullit ishin kryetari i këshillit të Qarkut z. Hajri Laçi , të ftuar Prefekti Nexhbedin Shehu, drejtues dhe punonjës të policisë si dhe miq e familjarë të Artan Cukut.
Kryetari i Qarkut z. Laçi në fjalën e tij vlerësoi lart figurën e Artan Cukut si drejtues policie, si njeri korrekt, besnik dhe pa kompromis me krimin, si njeri i sacrifices. Prefekti Nexhbedin Shehu tregon se kush e ka njohur Artan Cukun e di se ishte njeri që për punën në shërbim të komunitetit sakrifikonte gjithçka ashtu siç sakrifikoi edhe jetën Në emër të familjarëve përshëndeti Rakip Cuku, vëllai i Artanit.
Ai u shpreh se krismat e asaj nate nuk goditën vetëm Artan Cukun, dora gjakatare në pabesi goditën policinë e shtetit, goditën drejtësinë. Artan Cuku la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.