Deklarata e fortë e OSBE/ODIHR: Shqiptarëve t’u garantohet e drejta për të votuar të lirë

926

• OSBE/ODIHR kërkon përmes raportit final të farsës elektorale të 30 Qershoroit që qytetarëve tu garantohet e drejta për të votuar të lirë. Kjo është një nga pikat më të forta të raportit të OSBE/ODIHR. Për të parën hërë në këto 20 vitet e fundit OSBE/ODIHR konstaton se në Shqipëri qytetarëve nuk u garantohet e drejta e votës së lirë ku tekstualisht në raport thuhet. “Të garantohet e drejta për votë të lirë dhe të fshehtë”

Në raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR për votimet e 30 qershorit, konstatohet edhe fakti që qytetarët nuk ishin të lirë të zgjidhnin, duke shënuar se duhet të riafirmohet mundësia që qytetarët të zgjedhin
Ja disa nga konstatimet dhe vërejtjet e OSBE-ODHIR:
Sipas OSBE-ODIHR “KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar, duke ulur sigurinë juridike”. Një konstatim të drejtpërdrejtë ODIHR e bën lidhur me mospranimin e komisionarëve të opozitës. Sipas raportit, gjyqtarët u ndikuan në vendimet e tyre për shkak të procesit të Vettingut. Gjithashtu, raporti thekson se mos publikimi i dekretit të Presidentit, Ilir Meta në Fletoren Zyrtare është i paligjshëm. ODIHR evidenton se Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Mirëpo, “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”. Për shkak të situatës së pazakontë me zgjedhjet pa garë në 30 Qershor, ODIHR specifikon se “nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit”. Pra është vështirë të kuptohet nëse kjo situatë lejohet apo jo ligjërisht. Sa i përket rolit të KQZ në këtë proces, raporti thekson se, KQZ e interepretoi ligjin në mënyrë tepër të gjerë, ndërsa shton se u cënua transparenca nga ana e anëtarëve të mazhorancës në KQZ. “KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe nganjëherë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke cënuar sigurinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor më 27 prill, megjithëse kjo e fundit u regjistrua si parti politike vetëm në 25 Prill, me një vendim gjyqësor që mori formë të prerë në 10 maj. KQZ nuk i kërkoi të partisë së sapo regjistruar BD që të mbledh nënshkrime mbështetëse siç e kërkon ligji”, thuhet ndër të tjera në raport.

PËRMBLEDHJE KRYESORE E RAPORTIT
•OSBE-ODIHR: Mosmarrëveshjet për 30 qershorin shkatërruan besimin e publikut tek legjitimiteti i zgjedhjeve
•OSBE-ODIHR: Administrata e njëanshme zgjedhore minoi besimin e publikut tek procesi zgjedhor
•OSBE-ODIHR RIKONFIRMON:Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë në konsideratë interesin e elektoratit
• OSBE-ODIHR: Votuesve shqiptar iu mohua mundësia të zgjidhnin në 30 qershor mes alternativave •OSBE-ODIHR: Punonjësit e administratës publike u vendosën nën presion politik
•OSBE-ODIHR: Votimet e 30 qershorit në klimën e pasigurie juridike
•OSBE-ODIHR: Zgjedhjet u mbajtën nën një terren të krizës politike dhe institucionale
•OSBE-ODIHR: Gjykatës Kushtetuese, organi i vetëm që vendos mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale
•OSBE-ODIHR: Në listat e zgjedhësve u konstatuannënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit nga të tjerë
• OSBE-ODIHR: KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar, duke cënuar sigurinë juridike
• OSBE-ODIHR: Mospranimi i komisionerëve të opozitës i paligjshëm dhe e la administratën zgjedhore politikisht të pabalancuar
•OSBE-ODIHR: KQZ vonoi publikimin e vendimeve duke cënuar transparencën
• OSBE-ODIHR: KQZ-ja e regjistroi partinë bindja demokratike dhe kandidatët e saj në mënyrë të paligjshme
• OSBE-ODIHR: Shqetësim për mungesën e paanshmërisë së kqz-së
• OSBE-ODIHR: Gjyqtarët e kolegjit zgjedhor të ndikuar në pavarësinë e tyrë për shkak të vettingut
• OSBE-ODIHR: Punonjësit e administratës publike dhe ndërmarrjeve shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë

• OSBE-ODIHR: Qytetarët u kërcënuan me largim nga puna apo heqjen nga ndihma sociale
• OSBE-ODIHR: Shqetësim për mosveprimin e organit të prokurorisë për ndëshkimin e krimeve zgjedhore
•OSBE-ODIHR: Prokuroria asnjë procedim për krimet zgjedhore
• OSBE-ODIHR: Mungesa e hetimeve penale konsolidon pandëshkueshmërisë mbi krimet elektorale të kaluara
• OSBE-ODIHR: 20 rekomandime, nga të cilat 6 prioritare