Ky është horoskopi për ditën e martë 17 shtator 2019 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Dashuria: Sot gjendja shpirtërore nuk është më e mira por do të keni mundësi të merrni një sqarim nga partneri/ja juaj. Nëse jeni martuar rishtas, do të duhet të mbani nën kontroll xhelozinë. Beqarët do kërkojnë emocione të reja por do të duhet të jenë të kujdesshëm për të mos humbur një miqësi.
Puna: Është një kohë e mirë për të bërë plane, edhe nëse sot mund ta merrni lehtë.
Demi
Dashuria: Do të jeni xheloz dhe zotërues me të dashurin tuaj dhe kjo do t’ju bëjë që të shtrnngoni duart. Mos e teproni në mënyrë që të mos lejoni që personi pranë jush t’ju shpëtojë. Sot miqësitë do të jenë në plat ë parë për beqarët, të cilët do të vlerësojnë sinqeritetin e disa njerëzve.
Puna: Mos bëni ëndrra të pamundura dhe kushtojini vëmendje realitetit dhe gjërave konkrete që mund të arrini.
Binjakët
Dashuria: Dëgjoni zemrën tuaj, por mos lejoni që të tërhiqeni nga histori të pamundura. Përkundrazi, mbajini njerëzit që ju duan dhe bëni gjithçka për t’ju parë të lumtur. Disa lajme në dashuri për beqarët që presin një shpirt binjak.
Puna: Mos u besoni bashkëveprimtarëve joefikase, por mbështetuni në forcën tuaj. Vetëm atëherë mund të shpresoni të ndryshoni situatën.
Gaforrja
Dashuria: Sot do të përjetoni emocione të vogla që do ju bëjnë të ndjeheni më të qetë dhe më të plotë me partnerin/en. Momente nostalgjie për kthimin e një dashurie të vjetër. Për beqarët, mund të ketë keqkuptime familjare por gjithçka do të funksionojë më së miri.
Puna: Ju nuk keni ndërmend të jeni të kënaqur, dhe si zakonisht me diplomacinë tuaj do të bindni edhe eprorët tuaj.
Luani
Dashuria: Sot do të jeni në gjendje të shkëlqyeshme dhe megjithëse partneri/ja ju ka thënë disa gënjeshtra nuk do t’i vini re. Kini kujdes, sidoqoftë, mund të fshehin çështje serioze. Beqarët do mund të takojnë përsëri një person të njohur dhe të kalojnë momente shumë të këndshme.
Puna: Vlerësoni mirë kontratat dhe dokumentet përpara se të kaloni në zgjedhje. Kontrolloni që nuk ka surpriza.
Virgjëresha
Dashuria: Jini më tolerantë me personin e zemrës dhe tregohuni të durueshëm. Jepni mbështetjen tuaj në këtë kohë kur keni nevojë për mirëkuptim. Beqarët do duhet të armatosen me durimin për t’u marrë me ngjarje të papritura që do t’i kapin ata në befasi.
Puna: kushtoni më shumë kohë projekteve tuaja, dëshirat tuaja do të realizohen vetëm nëse shpenzoni më shumë kohë në jetën reale.
Peshorja
Dashuria: Është një ditë e rëndësishme për ndjenjat, lini veten të shkoni tek emocionet dhe rizbuloni sa e bukur është të jesh me partnerin/en. Beqarët sot do kenë disa momente pasigurie për shkak të një situate të paqartë.
Puna: Mbajini larg njerëzit jo të besueshëm përreth jush. Mos u besoni në planet tuaja për të shmangur thashethemet.
Akrepi
Dashuria: Mos bëni kokëçarje dhe mos shmangni zgjedhje të rëndësishme për sa i përket ndjenjave. Nëse dëshironi ta lini veten të dalë jashtë dhe të argëtoheni me partnerin/en tuaj, dita e lejon atë! Beqarët mund të bëjnë njohje të reja interesante.
Puna: Do të jeni pak të lodhur, por do të keni shumë për të bërë dhe kështu do të duhet të përpiqeni të shpejtoni.
Shigjetari
Dashuria: Do të tundoheni të sqaroni një çështje me partnerin/en tuaj që mund të jetë si thikë me dy tehe. Mos e teproni ose mos rrezikoni që marrëdhëniet tuaja të prishen. Përvojat e reja janë në dispozicion për beqarët që sot mund të mbështeten në mirëkuptime të thella!
Puna: Reflektoni se çfarë të bëni dhe përpiquni të plotësoni atë që keni filluar. Së shpejti do të keni mundësi të bëni biznes të rëndësishëm.
Bricjapi
Dashuria: Ruani privatësinë tuaj dhe nëse dikush insiston. Jetoni të tashmen tuaj dhe mos mendoni për asgjë tjetër, ju po kaloni një periudhë pozitive në dashuri. Beqarët do jenë shumë emocionues sot dhe mund të shfaqin një nervozizëm.
Puna: Shkathtësia dhe imagjinata juaj do të jenë në maksimum. Sot shumë projekte mund të marrin drejtim.
Ujori
Dashuria: Dashuria është shumë e mirë, planetët janë të favorshëm dhe jeta juaj e dashurisë do të përfitojë. Shtyni çdo sqarim, në momentin kur jeni shumë i zënë. Beqarët do duhet të bëjnë jetën e tyre në rregull dhe të shkurtojnë miqësitë që duken pak të interesuara.
Puna: Vendimet tuaja nuk mund të ndahen, edhe nëse argumentet tuaja janë më se të vlefshme.
Peshqit
Dashuria: Do të favorizoheni nga Mërkuri për të rifituar një marrëdhënie që e mendonit të humbur. Beqarët do të duhet të përpiqen të kuptojnë nëse akoma është rasti ti jepen një njohje që nuk jep fryte.
Puna: Jini të mençur dhe organizoni punën tuaj më mirë. Ju keni gjithçka që ju nevojitet për të ndryshuar dhe provuar këndvështrime të tjera