U promovua libri me poezi “Vargonjte e fatit” i autores Bulqizake Barie Çupi

1432

Tetori, muaji i letërsisë, u kujtua me aktivitete edhe në shkollën 9 vjeçare Shefqet Tançi në qytetin e Bulqizës, një nga shkollat me numër më të madh të nxënësve. Poetë nga Tirana si Kozeta Zavalani, Ilmi Dervishi, Anila Kodra iu bashkua dhe poetët bulqizakë Barie Çupi e Arben Alliu të cilët u priten në Bibliotekën e shkollës nga drejtori i shkollës zoti Gazmir Sejdi. Krijuesit dhuruan librat e tyre por edhe 200 libra të tjerë të dhuruar për këtë shkollë nga poeti dhe këngëtari Naim Berisha e Nexhi Baushi, e të tjerë.
Në ceremoninë e dhurimit të librave përshëndeti dhe falënderoi kryetari i Bashkisë Bulqizë zoti Lefter Alla, drejtori i shkollës zoti Gazmir Sejdi.Më pas në hollin e shkollës u promovua libri “Vargonjtë e fatit” i poetes Barie Çupi, një herësh mësuese e gjuhës frënge po në këtë shkollë. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese M&B dhe redaktor i saj është poeti Ilmi Dervishi.
Për poezinë dhe vlerat artistike, tematikën e këtij libri më gjerë foli mësuesja e letërsisë Nafije Jella. Me interes u prit dhe diskutimi i poetes Kozeta Zavalani si dhe i mësuesve Gazmir Sejdi, Sami Cara, Vjollca Gjimi.
I pranishem ne kete aktivitet ishte kryetari i Bashkise Bulqize Lefter Alla. Aktiviteti u zhvillua ne mjediset e kesaj shkolle nen kujdesin e drejtorit te saj Gazmir Sejdi. Fillimisht aktiviteti nisi me nje vizite per te gjithe te ftuarit ne bibloteken e shkolles, ku shkrimtaret dhe poetet i dhuruan kesaj bibloteke 200 libra ne proz poezi nga krijmtarite e tyre. Me pas aktiviteti vijoji ne nje tjeter ambjent te shkolles ku u prezantua botimi i librit te kesaj poeteje. Fjalen e hapjes e mbajti drejtori i kesaj shkolle Gazmir Sejdi i cili ne fjalen e tij pershendetese theksoi rendesine e botimit te kesaj vepre.Nderkohe te ftuarit ndoqen nepermjet monitorit çaste nga jeta dhe puna e mesuese Baries.
Nje analize me te gjere rreth vellimit “Vargonjte e Fatit” e beri ne fjalen e saj edhe ish mesuesja e letersise Nafije Jella,ku tha se poezia e poetes Barie Boba shperthen fuqishem bashke me ndjenjat e poetes.Pikerisht kjo ndjenje e bukur na fton ta lexojme poezine e saj, tha ajo. Shkrimtarja Kozeta Zavalani percolli ndjesite e saj ne pergjithesi, per poezite e Baries,por ne vecanti u ndal tek poezia “Faleminderit”.Kryetari Bashkise z.Lefter Alla duke pasur ne dore librin me poezite e poetes,perciell me se miri vleren e poezive te saj, dhe duke i dhuruar surprizen qe ja bene te mundur Unioni i Shkrimetareve duke e zgjedhur si “Anetare te Unionit Global” te poeteve shqipetare. Mes emocioneve te saj,ne kete dite te shenuar te jetes,poetja ndjehet e vleresuar per gjithshçka u trasmetua rreth vepres qe ajo promovoi.Ne fjalen e saj falenderoi te gjithe te ftuarit ne kete event te rendesishem . Mbresa dhe impresione dhane mesues dhe ish mesues mbi jeten dhe vepren e poetes. Ne fund te aktivitetit u shperndane çertifikata mirenjohje shkrimtareve te cilet dhuruan libra bibliotekes se shkolles.

 

Poezia e Barie Çupit, fjala dhe vargu shpërthejnë fuqishëm bashkë me ndjenjat

Nga Nafije Jella

Duke lexuar poezitë e këtij vëllimi, gjen aty pjalmin poetik, ku fjala dhe vargu shpërthejnë fuqishëm bashke me ndjenjat e poetes.
Libri përbëhet nga 70 poezi, tematika dhe motivet janë kryesisht të planit shpirtëror, por ajo nuk le pa hedhur në vargje për vendlindjen, kujtimeve të fëmijërisë, qytetit minator, mallit për nënën si dhe tema sociale e shoqërore.
Titulli i librit është metaforik. Aty është rrëfim i vetë poetes në rrugëtimin e saj të përditshëm. Të kërkosh nëpër shpirt , të kërkosh brenda heshtjes dhe zërit tënd, t’i japësh jetë shpirt dhe zë poezisë në lidhjet e pazgjidhshme me të, do të thotë të japësh dhe të transmetosh dashuri në emër të jetës, përmes dallgëve, përjetimeve, tallazeve shpirtërore, brengave, maktheve
Në këtë vëllim poetik, Barie Çupi shpalos dhe transmeton vlerat dhe shpirtin e saj krijues, dimensionin femëror…
Fjala e saj ka hapësirë në poezi, ajo është dashuri, ajo e shenjtëron atë, e ruan si vlerë, në këto germa e fjalë, që janë aq të fuqishme, këput hallkat, fijet e dukshme dhe të padukshme të vargonjve të fatit jetësor. Ajo thyen heshtjen. Ajo është zëri plot dritë, energji dhe jetë një luftëtare e fjalës së lirë…
Me një energji të brendshme shpirtërore ajo shpërthen, mallkon tokën metaforikisht, njerëzit si bartës të së keqes, padrejtësive, gënjeshtrave , hipokrizisë, dyfytyrësisë. Ajo kërkon një botë që të triumfojë drejtësia, e mira e dinjiteti njerëzor, humanizmi, se vetëm dashuria mes njerëzve është ilaçi që rregullon botën në realitetin ku ne jetojmë sot.
Në disa poezi si “Rënie”, “Radiografi në sy të njerëzisë” ajo gjen forcën e arsyes që të ngrejë zërin të godasë në emër të të qenurit nënë, grua, motër, shoqe, femër tek kjo plagë që kullon në trup të njerëzimit, dhuna ndaj femrës, një dimension i egër klithmës ndaj krijese më të mrekullueshme të gjithësisë…
Ajo i shkruan vendlindjes me të njëjtin mall që nuk i ndahet shpirti në gjithçka që ajo ka jetuar e përjetuar , por edhe përballë mentalitetit, egoizmit. E sheh veten ngushtësisht të lidhur me të, frymon me të dhe është bekimi i saj.
Malli dhe dashuria për nënën është e pashuar, është e shenjtë, ngren zemrën peshë.
Sado larg të jesh, ajo është dashuri mbi dashuritë, të shoqëron, kudo lëviz dhe shkon, është e vetmja qenie që të shpëton edhe në detin me dallgë…
Dashuria për poeten është një betejë në tërë qenien e saj si grua, si femër. Ajo e do atë të pastër, i qëndron besnike, ajo e gjeneron me forcën e shpirtit edhe kur ka dallgë edhe dhimbje brenda shpirtit të saj të trazuar e bën atë të bukur, të fuqishme.
Poezia e saj nuk i fsheh ndjenjat dhe emocionet, i shpreh bukur përmes përjetimit, bukurisë së shpirtit, madje edhe kur ka lot…
Loti, kjo ndjenjë e fuqishme si kristali! Sa mall, dashuri, ëndrra, lumturi, brenga, pengje, gëzime enden brenda tij, ku poetja e finalizon me mesazhin “se në çdo pikë loti do të thurë melodi, në atë lot ka dritë, ka jetë, ka shpresë ka gëzim”.
Kopertina e librit e përçon dhe e përcakton më së miri në retinën e syve të dritës, ku ajo sheh qartë botën ku ecën duke sfiduar pengesat; se pa dashuri s’ka jetë.
Një pasuri tjetër e veçantë e këtij vëllimi është figurshmëria poetike, që është mjaft e pasur në universin e poezisë së saj, ku dominojnë figurat e kuptimit dhe të shprehjes, si metafora, metonimia, antiteza, krahasimi, anafora, përsëritja, enumeracioni e të tjera figura që i japin kolorit vargut të saj.