Krimi dhe mungesa e shtetit të së drejtës detyrojnë shqiptarët të largohen

1178

Fatkeqësia më e madhe që i shkaktoi Shqipërisë qeveria e të ashtuquajturës “Rilindje” janë krimi qeveritar, mafia e lidhur me qeverinë, korrupsioni galopant. Pikërisht për të shpëtuar prej kësaj tragedie kombëtare më shumë se 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendlindjen e tyre këto gjashtë vitet e fundit të qeverisjes së pseudomazhorancës së majtë.Sipas INSTAT-it, nga viti 2011 deri më 2017, janë larguar nga Shqipëria 330 mijë shqiptarë si emigrantë. Po aq është shifra e të larguarve edhe këto dy vitet e fundit. Dhe nuk është vetëm kriza ekonomike pa rrugëdalje që i detyron shqiptarët të largohen, por , përsekutimi e përndjekja politike si në kohën e diktaturës. Shembujt janë të shumtë… Policia sillet me qytetarët në mënyrë arbitrare, duke i dhunuar në shkelje të hapur të ligjit.
Rasti më konkret është ai i qytetarit Nexhmedin Syla që u torturua barbarisht nga mercenaret e kësaj qeverie, vetëm pse doli më hapur se të gjithë në fushatën e ndërgjëgjësimit për luftën pa kompromis kundër krimit në Tirane dhe Kukës. Ai u përball me kufinjtë e vdekjes. Ja pra, kjo është arsyeja pse ikin shqiptarët nga mjerimi dhe mungesa e ligjit dhe drejtësisë, nga dhuna dhe torturat, nga persekutimet politike. Ja pra pse e braktisën Shqipërine Dritan Zagani, Nexhmedin Syla dhe së fundi edhe Publicisti, shkrimtari e poeti Agron Tufa, i cili drejtonte Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, i cili bashkë me familjen e tij, ka kërkuar azil politik jashtë vendit.Tufa u largua nga Shqipëria pasi kishte marrë disa kërcënime me jetë për shkak të pozicionit të tij si drejtori i Institutit.
Tridhjete vite progress politik dhe demokratik apo rigres politik dhe demokratik? Koha po e provon qe e dyta eshte me mbizoteruese ne aktualitetin shqiptar.
Shqiptarët, në historinë e shtetit të tyre nuk mbajnë mend qeveri më të korruptuar dhe më kriminale se sa kjo e kryeministrit Edi Rama e këtyre gjashtë viteve të fundit.
Ai ka kthyer në drejtimin e institucioneve pinjollët e ish udhëheqësve komuniste të sistemit të diktaturës. Në ministrinë e Brendëshme, atë të drejtësisë si edhe në të famshmit inspektoriate punohet me metodat e shtetit të djeshëm monist. Dhe fatkqësia me e madhe është identifikimi dhe përndjekja e hapur prej tyre e kundërshtarëve politike, burgosja e keqtrajtimi i tyre në mënyra nga më brutalet.
Kështu ka ndodhur me Mexhbedin Sylën….Me po të njejtat metoda u kërcënua edhe Agron Tufa. Ai shkruan se ka kërkuar azil politik, pasi ka marrë kërcënime të vazhdueshme për jetën. Madje, ai shkuan se në dy herë brenda muajit nëntor, këta persona për të cilin shprehet se e di se kush janë dhe çfarë janë të aftë të bëjnë, i kanë kërcënuar dhe familjen e tij.
Në shtator të 2019, një person i panjohur kërcënoi shkrimtarin dhe avokatin e tij Kujtim Cakrani përmes një mesazhi në Facebook:
“Ju ballista e fashista, që sot bëheni avoketër dhe kërkoni të mbroni sojin tuaj, që nxin luftën e hedh baltë dëshmorëve, jeni ata të djeshmit, që duheshit vrarë, të mos mbinit ju e që keni marrë zemër sot. S’ka avokat në botë të fshijë gjakun e tyre dhe të mbrojë atë Institut kriminel me Agron Tufë e të tjerë se ju jeni më të poshtër se armiqtë që mbroni…
Ju dhe familjarët tuaj ballistë e fashistë nuk do keni vend më tek ne, se e shkruat vetë fundin tuaj. Si dolët avash nga llumi, si pa kuptuar, ashtu do t’ju heqim dhe ne avash të mëdhenj e të vegjël, se ka qenë gabim i madh që për ju pati mëshirë. Të gjithëve gropa ju pret!”.
Rreth 6 muaj më parë, deputetë socialistë e cilësuan punën e Institutit “baltë mbi dëshmorët” dhe kërkuan largimin e drejtorit Agron Tufa. Ndërsa në muajin korrik, socialistët kufizuan me ligj periudhën kohore të studimeve që mund të kryejë ISKPK.
Agron Tufa, gjatë kësaj kohe, ka patur përplasje, edhe me deputetë socialistë, ndërsa ka mbështetur padinë ndaj ish-komandantit të burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja, i akuzuar për dhunë sistematike ndaj ish-të burgosurve.
Është fatkeqësi e madhe për Shqipërinë, kur qytetarët e saj e konsiderojnë atdheun një vend të përkohshëm! Vargu i atyre që ikin nga ky vend nuk mbaron dhe popullsia e atdheut tonë tkurret e tkurret, përmes një dukurie që gjithashtu nuk paska fund.