Shtatë ballë ishte tërmeti, tetë ballë uniteti

1913

Gëzim Llojdia

Pesëdhjetedy vjet më parë, më 30 Nëntor 1967, një tërmet i fuqishëm dëmtoi rëndë, rrethin e Dibrës dhe të Librazhdit, ku shkatërroi 177 fshatra. Si pasojë 12 persona humbën jetën dhe 174 të tjerë u plagosën. Ai cilësohet si tërmeti më i fortë dhe më shkatërrues në Shqipëri, duke shënuar plot 6.6 ballë. Ndodhi 51 vjet më parë, më 30 nëntor 1967 në zonën Librazhd-Dibër. Toka ishte çarë me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosje vertikale të dheut deri në 50 centimetra.

1.
Mediumi i kohës ka dhënë këtë njoftim për tërmetin e vitit 1967. Tërmeti i rëndë i ndodhur në 30 nëntor të vitit 1967, në prag dimri në kushte të vështira atmosferike në zonat verilindore të vendit. Çfarë ngjau dhe cila ishte dinamika e atij dimri te egër? Komiteti Qendror dhe Këshilli i Ministrave fillimisht u dërguan një telegram popullsisë së rretheve: Dibër dhe Librazhd. Në dt. 1 dhjetor 1967, Këshilli i Ministrave mori një vendim për të ndihmuar urgjentisht këto rrethe në mënyrë, që Brenda një muaji të zhduken pasojat e tërmetit.
Për këtë qëllim u ngrit edhe një komision shtetëror, njofton media E KOHES.. Mediumi “Drita” e 3 dhjetorit përcjell këtë njoftim: “Për të hetuar gjendjen në rrethin e Peshkopisë shkuan Kryetari i kuvendit Haxhi Lleshi, zv.kryeministri Haki Toska, ministri Kadri Hazbiu, si dhe dy zv. ministra Shinasi Dragoti dhe Vera Ngjela. Qeveria e asaj kohë angazhoi si gjithmonë vullnetarët. Menjëherë në të dy rrethet u dërguan 255 specialistë nga ndërmarrjet e ndërtimit u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti: 523 mijë tjegulla, 300 çadra, 1200 m2 pupullit. Vullnetarët e parë ishin: 100 të rinj dhe të reja nga ndërmarrjet e Elbasanit dhe Cërrikut. Në Vlorë u krijua një brigadë me 250 punëtorë dhe specialistë që do të dërgoheshin në të dy rrethet veriore. Nga kryeqyteti u dërguan 300 specialistë dhe mjete.

2.
Ajo që thekson mediumi i kohës është fryma e lartë e entuziazmit të njerëzve e diktuar nga partia në pushtet. Në mes të dhjetorit dy drejtuesit e shtetit komunist Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nisen për në fshatrat e dëmtuara nga tërmeti. Në fshatin Vojnik të Peshkopisë mësohet se riparimi shtëpive kishte ecur me ritme të larta ndërkaq që koha dhe dimri i ftohtë me tufan e dëborë kishte vijuar çdo ditë të asaj beteje. Malësorët e befasuar nga vajtja e udhëheqëseve të shtetit janë shprehur sipas shtypit kështu: Nuk na e priste mendja që në këtë dimër kaq të ftohtë të na vinte një ndihme e tillë e madhe. Kemi edhe këtë lajm nga gazeta e shkrimtarëve sipas korrespodentit Aleks Çaçi: “Udhëheqësite shtetit komunist hyjnë në shtëpitë e reja të ndërtuara. I zoti i shtëpisë Barjam Muçaj i priti mysafirët me fjalët e zjarrta për Partinë që kujdeset aq shpejt për të shëruar plagët e tërmetit. Në fshatin Burim udhëheqësit e shtetit komunist vizituan shtëpinë e Halim Pikut, ku tërmeti i rrëzoi krejt shtëpinë dhe i vrau nipin 8-vjeçar. Shtëpia e tij u ndërtuara nga vullnetarët brenda 7 ditëve. E. Hoxha i thotë Halim Pikut: “U bëftë kyç e liga!”

3.
Poeti Llazar Siliqi shkroi këto vargje për tërmetin.
Në trupin e atdheut na dhëmb çdo plagë
Tërmet
U trand Librazhdi e Dibra.
Gërmadhë e sheh burri shtang shtëpinë e vet,
Në shkollë-pluhur rrënojash përmbi libra.
Përbindëshi i drodh në thellësitë e tokës. të vramë e të gjymtuam si në betejë
Por di shqiptari kryet në kor kob ta ngrejë
Shtrihen gjithçka drejt tij
Duar shokësh….
Poeti i mirënjohur Fatos Arapi shkruan një poemë të titulluar: “Nëpër tërmete”
Thellë dragoi i nëndheshëm lëviz
Nën këmbët tona na ikën
Thua fluturon në erë.
Shih!
Hëna si portollamba në dhomë
Lëkundet e shtrembëron në qiell
Bosht i kurrizit të tokës thyhet, Frikë
Tmerr
Toka tërë plagë, plagë,
Kafshuar në qafë e në kurriz
Qielli, Çati e dyer nga të katër anët hapur
Shtëpi, katandi,gërmadha të kësaj dite të akullt
Vetëm një gjysmë shkolle paska mbetur në këmbë
Fëmijët të fillojnë mësimin
“‘a..b…c “
Nën këmbët tuaja tërmete.
Posi fillon ajo kënga e Nazmiut
Ky popull me huqe
Këmishën e zezë ta bëka të kuqe…
a b c- në këmbët tuaja tërmete
Po ju s’po lexoni keq fëmijë…

Shkrimtari Petro Marko reportazh për shoferët.. V. Q reportazh në rrugët e Dibrës zhurmojnë makina…..
Kënga që aso kohe morri dhenë ishte:
Shtatë ballë ishte tërmeti
tetë ballë ishte uniteti.

A mposhten tërmetet? Një libër, një histori dhe disa foto të rralla

Ai cilësohet si tërmeti më i fortë dhe më shkatërrues në Shqipëri. Ndodhi më 30 nëntor 1967 në zonën Librazhd-Dibër.
6.6 ballë sipas shkallës Rihter, shkatërroi 177 fshatra, ku humbën jetën 12 vetë dhe 177 të tjerë u plagosën. Toka u ça në një gjatësi mbi 10 kilometra e pati zhvendosje të dheut deri në 50 centimetra…
Unë nuk e jetova dridhjen. I ndodhur larg Dibre për pushimet e festave kohëlëkundja e madhe më gjeti ulur në ndenjësen e autobusit diku mes Fushë-Krujës e Laçit.
Por jetova vrullin e jashtëzakonshëm për mposhtjen e pasojave të tërmetit, solidaritetin e paparë ndonjëherë për të ndihmuar, solidaritet nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim.
Kam jetuar kudondodhjen e njerëzve kur dikujt i digjej shtëpia dhe lagjja, fshati… nën një traditë të marrë brez pas brezi, në ditë betejash kundër pushtuesish, i vinte çatinë e i dorëzonte çelësat brenda javës.
Të nesërmen do të zgjohesha herët për të qenë pjesë e një marshimi tri orësh nga Peshkopia në Vojnikë të Maqellarës së bashku me nxënësit e Shkollës së Mesme “Nazmi Rushiti” ku isha pedagog i lëndëve teknike.
Një odise udhëtimi nga Tirana në Peshkopi, në dimrin e ashpër me dëborë e suferinë, dy netë në ndenjësen e ngushtë të autobusit, tre ditë udhëtim nën një kujdes të jashtëzakonshëm që asgjë e keqe të mos na ndodhte, një shkrim i atyre ditëve në “Zërin e rinisë” flenë dhe zgjohen sa herë më vjen në kujtesë ajo fletë e historisë kur e gjithë Shqipëria u bë NJË me Dibrën.

Por a mposhten Tërmetet?
Për Hajri Hoxhën ish – kryetar i Komitetit Ekzekutiv dhe ish kryetar i Shtabit për Eliminimin e Pasojave të Tërmetit të 30 nëntorit 1967 në Dibër: “Edhe tërmetet mposhten”.
Këtë ai e ka shprehur në një libër me këtë titull duke përcjellë përvojën e popullit të Dibrës në ditët tepër të vështira të dhjetorit 1967, solidaritetin e madh të të gjithë popullit shqiptar i cili iu ndodh pranë dibranëve pa u ngrys mbrëmja e 30 nëntorit.