• Fakti që për tërmetin i 21 Shtatorit, dosjet janë ende nëpër bashki, tregon se sa indiferentizëm ka nga strukturat bashkiake të qarkut Dibër. Nexhbedin Shehu, prefekti i Qarkut Dibër, thotë se ende nuk janë dërguar dosjet në Emergjenat Civile
Tërmet i fuqishëm i 26 nëntorit 2019, nuk kaloi pa pasoja edhe në qytetin e Bulqizës dhe fshatrat e kësaj bashkie.
Një pallat në lagjen e Re te qytetit te Bulqize ka krijuar çarje të forta ku po rrezikon jetën e familjeve që jetojnë në të. Sipas banorëve shkak i çarjes së pallatit erdhi edhe si rezultat i tërmetit të fundit që përfshiu gjithë Shqipërinë por nuk ka munguar edhe rreshqitja e tokës. Banorët shprehen se ndjehemi mjaft të rrezikuar dhe se plasaritjet e para kanë filluar që para një viti po flejmë me frikë, kërkojmë të marren masat nga ana e instacave përkatëse para se të ndodhë ndonjë tragjedi nga shembja e pallatit. Në lidhje me situatën e krijuar në Bashkinë e Bulqizës po e ndjek nga afër dhe po nxjerr detyrat përkatëse të bashkisë , kryetari i Bashkise Lefter Alla, i cili pasi pasi u njoh me gjendjen e krijuar pas tërmetit , veçanërisht në dëmtimet në banesa familiar në shkolla, objekte sociale dhe infrastrukturë, u identifikuan dëmtimet dhe nevojat energjente ku duhet të ndërhyrë pa vonesë, hartoi një plan të detajuar veprimi dhe garantoi familjaret që do të mundësojë gjetjen e shtëpive me qera ku do të paguhen nga ana e bashkisë.
Gjendja e ankthit dhe shqetësimi pas tërmetit po vjen gradualisht në rënie dhe jeta në bashkinë e Bulqizës po shkon drejt normalitetit. Pasojat e tërmetit do të shërbejnë një mësim për të ardhmen për të qenë më të përgatitur për të përballuar në kohë dhe me efikasitet fatkeqësi të tilla natyrore.