Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike ka vendosur në mbledhjen e datës 15 janar 2020 rikthimin e protestave opozitare.
Në vendimin e drejtuesve të PD është përcaktuar muaji shkurt si koha e mbajtjes së një proteste të madhe kombëtare.
Mësohet se kërkesa për protesta ka ardhur nga drejtuesit e degëve të PD. Datat 20 ose 22 shkurt shihen si mundësia e mbajtjes së tubimit kombëtar.
Kujtojmë se ky takim vjen një ditë pas marrëveshjes me maxhorancës për ulje në një tryezë për reformën zgjedhore, kjo e fundit si një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu për çeljen e negociatave. Baza demokrate dhe krejt partitë opozitare insistojnë se me kryeministrin Rama nuk mund të ketë kurrë marrëveshje, pasi ai mashtron dhe fiton nga pazaret në tavolinë. Demokratët e bazës shpjeguan se duhet përballje me qeverinë Rama.