Kriza minerare, shtohet numri i punëkërkuesve të papunë në Bulqizë

917

Sektori minerar është zhytur në një krizë të thellë të mungesës së shitjes për shkak të rënies drastike të çmimit të mineralit të kromit në tregun ndërkombëtarë. Shumë subjekte kanë përgjysmuar pagat e punëtorëve e të tjera i kanë larguar fare nga puna. Kjo është refeltkuar edhe në rritjen e numrit të punëskërkuesve të papunë në Zyrës së Punës në Bulqizë. Drejtoresha e këtij institucioni Jetmira Doda tha se rritja ka ardhur në muajt e fundit të vitit të kaluar dhe muajt e parë të këtij viti. Doda tha se aktualisht marrin pagesë papunësie 68 persona të dalë nga sektori minerar dhe ky numër pritet të rritet në vazhdim. Po ashtu drejtoresha e Zyrës së Punës Bulqizë, Jetmira Doda tha se deri tani personat e paraqitur nga sektori minerar janë 50% burra e 50% gra, numër i cili mund të ndryshojë për shkak se në minjera numrin më dominant e kanë burrat. Rënia e ndjeshme e çmimit të kromit në tregun ndërkombëtarë, pritet ta thellojë edhe më shumë problemin e largimit të minatorëve nga puna në të gjitha subjektet minerare të Bulqizës.